Argjentinë-Kili, “beteja e zjarrtë” për një vend direkt në Moskë

Argjentinë-Kili, “beteja e zjarrtë” për një vend direkt në Moskë
Argjentina pret mbrëmjen e së enjtes duke u gdhirë dita e premte Kilin, në një ndeshje për kualifikimin direkt në "Botëror 2018".

Messi, Di Maria dhe Higuain me shokë do të duhet të fitojnë ndaj Kilit, për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në finalet e Botërorit, Rusia 2018. Kili i ka fituar dy finalet e fundit të Kupës Amerika kundër…Argjentinës.

Argjentina pret mbrëmjen e së enjtes duke u gdhirë dita e premte Kilin, në një ndeshje për kualifikimin direkt në Botëror 2018.

Pas Brazilit që kryeson me 27 pikë, Uruguai i vendit të dytë me 23 pikë dhe Ekuadorit që mban vendin e tretë me 20 pikë, Kili ndodhet në vend të 4-ët me 20 pikë. Argjentina mban vendin e 5-të, me 19 pikë. Beteja zhvillohet për vendin e 4-ët, pasi katër ekipe shkojnë direkt.

Vendi i 5-të i eliminatoreve amerikano-jugore do të luajë një ndeshje “Play off” ndaj fituesit të zonës së Oqeanisë.

“Ndaj Kilit është një ndeshje kyç. Nëse fitojmë, do të kemi fatin në duart tona për të shkuar në Rusi”,  është shprehur trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza.

Para 60.000 spektatorëve në “Stade Monumental” të Buenos Aires, argjentinasit janë favoritë. Por, Argjentina ka njohur humbje tepër të dhimbshme dhe i druhet një rezultati negativ që do t’i komplikonte shanset e kualifikimit: humbja në Brazil (3-0), dhe ato në shtëpi ndaj Ekuadorit (0-2) dhe Paraguajit (0-1).

 

Ndeshjet e zonës së Amerikës Latine

00:00 Paraguay - Ecuador

00:00 Uruguay - Brazil

00:30 Argjentina – Kili

00:30 Venezuela - Peru

Shpërndajeni me miqtë tuaj: