Barazimi i Kukësit në Korçë, Partizani arrin kreun për herë të parë

Barazimi i Kukësit në Korçë, Partizani arrin kreun për herë të parë
Barazimi 1-1 në Korçë mes Skënderbeut dhe Kukësit, në ndeshjen e parë të javës së 26-të, ndihmoi siç pritej Partizanin, që të ngjitej në krye të klasifikimit.

Pas shumë javësh, falë fitores 2-0 me Korabin, të kuqtë marrin kryesimin dhe e ndajnë atë me Kukësin, me pikë të barabarta. Treguesit më të mirë të Partizanit në ndeshjet direkte me Kukësin, vendosin  këtë javë pikërisht Partizanin si kryesues.

Ndaj Korabit që e ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë, Partizani nuk e pati të vështirë duke shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Partizani zhbllokoi rezultatin falë autogolit të Premçit.

Ish-mbrojtësi i kuq ishte i pafat në topin e harkuar nga Fili, duke e dërguar në rrjetën e portës së tij. Për të mbyllur çdo diskutim mendoi Caleb Ekuban, që në të 32-ën bëri gjithçka mirë dhe me një goditje të saktë nga jashtë zonës mposhti për herë të dytë portierin dibran.

Kukësi dhe pse humbi kryesimin, arriti të mbetej i pamposhtur edhe këtë javë, falë golit që shënoi në minutat e fundit të ndeshjes me Skënderbeun. Në javët e mbetura gara për titullin kampion  mes tre ekipeve pretendente pritet të jetë edhe më e  bukur.

 

Kategoria Superiore - Java e 26-të

Të premten

Skënderbeu-Kukësi         1-1

Të shtunën

Laçi-Flamurtari                1-0

Korabi-Partizani               0-2

Sot

Luftëtari-Tirana               14:00

Vllaznia-Teuta                   17:00

 

Klasifikimi

Partizani              52

Kukësi                  52

Skënderbeu         50

Luftëtari              33

Vllaznia                31

Tirana                   30

Teuta                    27

Laçi                       25

Flamurtari          22

Korabi                  12

Shpërndajeni me miqtë tuaj: