Kombëtarja, miqësore me Luksemburgun me 4 qershor

Kombëtarja, miqësore me Luksemburgun me 4 qershor
Një miqësore për të kolauduar forcat para Izraelit. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një test me Luksemburgun në transfertë në 4 qershor, një javë para takimit zyrtar me rivalët kryesorë për vendin e 3 në grupin G të eliminatoreve të Botërorit, që është dhe objektivi i mbetur për këtë fushatë për ekipin kuqezi.

Padyshim që miqësorja me Luksemburgut do t’i shërbejë shumë De Biazit për të testuar individët në dispozicion për sa i përket formës, por edhe për të provuar skema e bashkërendim të lojës para përballjes me Izraelin që do të zhvillohet në Haifa.

Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e 4-ët në grup me 6 pikë, 3 më pak se Izraeli. Ajo e 4 qershorit do të jetë përballja e tretë miqësore në histori mes Shqipërisë e Luksemburgut që në total janë ndeshur 7 herë, takime gjatë të cilave janë regjistruar 4 fitore të Kombëtares kuqezi, një barazim dhe një sukses i Luksemburgut. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: