Neymar humb “El Clasico”, Barcelona luan sot shansin e fundit për titull

Neymar humb “El Clasico”, Barcelona luan sot shansin e fundit për titull
Barcelona nuk e ka grumbulluar brazilianin Neymar për ndeshjen e sotme kundër Realit të Madridit, në “Santiago Bernabeu”.

Barça kishte apeluar kundër pezullimit me 3 ndeshje të brazilianit Neymar në Gjykatën spanjolle të Arbitrazhit Sportiv (TAD) që prej së premtes, duke besuar se derisa të jepej vendimi, pezullimi do të ishte pezulluar.

“TAD” duhej të kishte zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme për këtë rast ditën e shtunë, por pa mundur ta bënte diçka të tillë. Gjithsesi, gjykata lëshoi një deklaratë, ku thotë se pezullimi i yllit brazilian të katalanasve është në fuqi dhe sugjeron se Barça do të dënohet nëse hedh në fushë një lojtar të padisponueshëm, për takimin e sotëm.

Sakaq, Clasico do të zhvillohet në ora 20:45.

Luis Suarez, Lionel Messi dhe Alcacer do të jetë treshja sulmuese e Barcelonës.

Nga ana tjetër, Real Madrid ka projektuar këta tre sulmues: Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale.

Mjaftojnë emra të tillë në sulmet e dy ekipeve, për spektaklin që pritet të dhurojë ky takim.

Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë sot mes tyre ndeshjen e javës së 33-të në kampionatin spanjoll. Reali kryeson me tre pikë më tepër, dhe me një ndeshje ende për të luajtur, çka do të thotë se është shansi i fundit i Barcelonës për të pretenduar titullin kampion.

Barça është eliminuar edhe në Champions, ndryshe nga Real Madrid që shkoi në gjysmëfinale, çka dështimi i mundshëm për katalanasit në “El Clasico” do të jetë edhe më i rëndë këtë sezon.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: