Zinedine Zidane, edhe sezonin tjetër në stolin e Real Madrid

Zinedine Zidane, edhe sezonin tjetër në stolin e Real Madrid
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, përpara derbit të Madridit ndaj Atleticos, deklaroi se nuk ka programuar asgjë  për të ardhmen, pasi nuk e di nëse do të jetë në stol edhe sezonin e ardhshëm. “Los Blancos” kryesojnë aktualisht La Liga dhe kanë hedhur një hap të madh përpara drejt kualifikimit për në gjysmëfinalet e Championsit.

Qëndrimi  i Zidane në drejtimin e klubit merengues edhe për të paktën 1 tjetër sezon duket i sigurt. Presidenti Florentino Perez ka besim te francezi i cili në vetëm pak muaj fitoi 3 trofe me Los Blancos.

Sipas asaj që raporton e përditshmja madrilene “Marca”, Zidane do të qëndrojë në krye të Realit çfarëdo që të ndodhë në këtë sezon. Edhe  nëse skuadra nuk triumfon as në La Liga e as në Champions League.

Zidane ka një kontratë deri në vitin 2018 me klubin merengues dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë pjesë e skuadrës madrilene edhe sezonin e ardhshëm, madje mund të rinovohet edhe kontrata.

Reali i Madridit me një ndeshje me pak se Barcelona, ka tre pikë më shumë në krye të kampionatit spanjoll. Reali fitoi 3-2 gjatë fundjavës në fushë të Gijon. Barcelona fitoi me të njëjtin rezultat ndaj Real Sociedad.

Por në Champions, Real Madrid është në pozita më komode, pasi fitoi 2-1 ndaj Bajern mYnih në ndeshjen e parë dhe është më afër kualifikimit. Barcelona humbi 3-0 në Torino me Juvantus dhe do ta ketë më të vështirë kalimin në katër më të mirat e Champions.

Një ecuri më e mirë e Realit se ajo e Barcelonës, duket se do të ketë ndikim edhe në të ardhmen e Zinedine Zidane.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: