Alves: Po ngritëm kupën, të gjithë me Ferrari

Alves: Po ngritëm kupën, të gjithë me Ferrari
Mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves tha me shaka në konferencë për shtyp se çdo lojtari bardhezi i është premtuar një makinë Ferrari në rast se “Zonja e Vjetër” arrin të triumfojë ndaj Real Madrid në finalen e Ligës së Kampioneve.

Ylli brazilian u shpreh se Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, i ka premtuar çdo lojtari një supermakinë në rast se ata ngrenë kupën.

“I vetmi motivim shtesë është se Presidenti na ka premtuar ne lojtarëve një Ferrari. Shpresoj që ai ta mbaj fjalën,” u shpreh Alves para konferencës për shtyp.

Juventus e ka fituar Ligën e Kampioneve për herë të fundit në vitin 1996.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: