De Biasi: Shqipëri-Izrael, le të luajmë si skuadra e dy viteve të fundit

De Biasi: Shqipëri-Izrael, le të luajmë si skuadra e dy viteve të fundit
“Nuk kam thënë që do ta fitojmë ndeshjen. Por që do të luajmë për të fituar, ashtu si tentuam në Luksemburg, ku luajtëm aq dobët sa humbëm. Llogaritë bëhen gjithmonë në fund”.

Kështu është shprehur trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi në një konferencë shtypi nga Izraeli, në prag të ndeshjes zyrtare Izrael-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2018.

Sipas tij, të gjitha ndeshjet mund t’i fitosh. Varet si i interpreton, si i përgatit dhe nëse ke më tepër dëshirë se kundërshtari.

“Ndeshjet janë të hapura në fillim, më pas gjithçka varet nga kujdesi gjatë lojës, nga mënyra si i shfrytëzon rastet, cilësitë e lojtarëve dhe loja në grup. Këto janë elementët që të ndihmojnë të arrish objektivin. Mënyra e lojës? Ju flisni për numra dhe për skema, por më e rëndësishmja është çfarë interpretojnë lojtarët dhe si e interpretojnë, në mënyrë kolektive apo individuale. Ajo që kërkoj është një përgjigje, që Shqipëria të luajë si skuadra e dy viteve të fundit, duke vendosur në vështirësi ekipe më të mëdha dhe më cilësore. Kemi lojtarë që kanë luajtur 50 ndeshje, por edhe futbollistë me vetëm 3 ndeshje. Prisja më tepër nga ata që kanë pasur më pak hapësira aktivizimi”, theksoi trajneri i kombëtares shqiptare.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: