Andoni “eklipson” Kaçen e Lilën, derbi i Athinës nis mbarë për Hasin

Andoni “eklipson” Kaçen e Lilën, derbi i Athinës nis mbarë për Hasin
Fatjon Andoni, një mesfushor me origjinë shqiptare, që aktivizohet me AEL Larisa, shënoi me një 11-metërsh golin  e vetor për ekipin e tij në humbjen 4-1 në fushë të Panionios.

Andoni realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Ai çuditërisht nuk ka figuruar në planet e ekipeve kombëtare të Shqipërisë, ndonëse ishte protagonist kryesor këtë javë në Superligën greke.

Ndeshja mes Paok e Pas Giannina përfundoi 1-0 në favor të ekipit të Selanikut. Ergys Kaçe mungoi në këtë takim, ndërsa Andi Lila u zëvendësia në 41, pas një dëmtimi.

Ndeshja kryesore e kampionatit grek ishte ajo mes Aek e Olympiacos, që luhet në mbrëmje. Skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi ka zhbllokuar rezultatin në derbin e Athinës me gol të Marin në 22'.      /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: