Nëse jeni në depresion ose nuk flini mjaftueshëm, kjo mund të jetë një nga arsyet pse jeni duke shtuar kilogramë.
Gjërat për shkak të së cilave shtojmë menjëherë peshë:
Depresioni
Marrja e barnave kundër depresionit mund të shkaktojnë shtimin e peshës së shpejtë. Një studim i “American Journal of Public Health” zbulon se personat e pikëlluar dhe të vetmuar shtojnë më shumë peshë në krahasim me personat që nuk janë në depresion.
Barnat
Barnat e ndryshme mund të shtojnë peshën. Pilulat kontraceptive, steroidet, ose barnat për migrenë janë vetëm disa nga barnat të cilat shkaktojnë shtimin e shpejtë të kilogramëve.
Disa nga këto barna shtojnë apetitin dhe veprojnë në ngadalësimin e metabolizmit.
Mungesa e vitaminave dhe mineraleve
Mungesa e vitaminës D, magnezit dhe hekurit mund të rrezikojë imunitetin tuaj dhe do të ndikojë në nivelin e energjisë suaj, dhe me këtë edhe në vetë aktivitetin tuaj.
Nëse keni mungesë të energjisë për ushtrime dhe stil të jetës, atëherë shumë lehtë do të grumbulloni kilogramët e tepërt.
Më së miri është të verifikohet shkalla e vitaminave dhe mineraleve në gjak, dhe sipas kësaj të përshtatet ushqimi.
Mungesa e gjumit
Kur mungon gjumi, trupi juaj nuk mund të funksionojë siç duhet dhe ai do të ruajë indet yndyrore.
Mungesa e gjumit perceptohet nga trupi si stres, dhe kur trupi është në gjendje stresi, i gjithë metabolizmi është i shqetësuar.
Me këtë rast krijohet “rrethi magjik”, ku mungesa e gjumit shkakton stres shtesë, të cilin shumica përpiqen ta tejkalojnë duke ngrënë më shumë se zakonisht.
Nëse do të flini më vonë, ju keni mundësinë për të ngrënë më vonë. /m.j/