Tiparet psikologjike që tërheqin njerëzit të bien në dashuri

Tiparet psikologjike që tërheqin njerëzit të bien në dashuri
Ne nuk mundemi gjithmonë të shpjegojmë se përse na pëlqen një person i caktuar, por duhet pranuar se janë bërë shumë hulumtime rreth çështjes se përse njerëzit bien në dashuri.

Këto janë disa zbulime rreth joshjes të cilat mund t’ju befasojnë me të vërtetë:

-Njerëzit kanë tendenca të bien në dashuri me njerëz tjerë që janë si ta. Vlerat e përbashkëta, përvojat jetësore, niveli i tërheqjes fizike dhe mosha luajnë rol të rëndësishëm.

-Nëse dëshironi që dikush të bie në dashuri me ju, do t’ju ndihmonte shumë nëse veç përngjani me gjininë e kundërt të prindit të tij. Kjo  ngjashmëri mund të jetë në flokë, ngjyrë të syve, por edhe moshë. Fëmijët e partnerëve të rinj kanë tendenca të kërkojnë prind të rinj më shpesh.

-Ka disa zbulime që thonë se aroma luan rol të rëndësishëm në joshje.

-Nëse mbani qëndrim të hapur, kjo do t’ju bëj të dukeni më pak i mbyllur dhe më shumë joshës e shoqërues.

-Gjatësia mund të luaj rol të rëndësishëm në aspektin e joshjes  e veçanërisht për meshkujt  si në termin e shkurtër, ashtu edhe në atë të gjatë.

-Ndarja e eksperiencave të frikshme apo emocionuese janë mënyrë e përsosur për të filluar joshjen.

-Buzëqeshja është mënyrë tjetër që duket se është joshëse. Shumë hulumtime sugjerojnë që njerëzit janë më të tërhequr nga partnerët pozitiv. /m.j/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: