
Policia prangosi shtetasin Ardian Çobo, 46 vjeç, nga Përmeti.
Ai u denoncua pasi kishte dhunuar 2 basketbolliste të Flamurtarit.
Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 15:00, më 4 mars 2018, ne Përmet.
Pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit për femra mes ekipeve të Përmetit dhe Flamurtarit, disa nga lojtaret e të dy ekipeve u konfliktuan në korridorin e dhomave të zhveshjes.
Pas këtij konflikti Ardian Çobo, babai i njërës prej basketbollisteve përmetare, u fut me forcë duke neglizhuar edhe praninë e policisë, e duke ofenduar e madje ka goditur basketbollistet kundërshtare të Flamuratrit. Por ata e kallëzuan në polici personin në fjalë, duke çuar në arrestimin e tij.
/a.m/