Fëmijët jetimë, tani në shtëpi fëmijësh sipas grupmoshave

Fëmijët jetimë, tani në shtëpi fëmijësh sipas grupmoshave
Fëmijët jetimë tashmë do të vendosen pranë shtëpive të fëmijës por duke zbatuar nj sërë rregullash të cilat janë përcaktuar me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave. Kështu, në mbledhjen e djeshme, Qeveria ka miratuar se mosha e pranueshme për t'u vendosur në shtëpitë e fëmijës, është nga 0-18 vjeç, por duke zbatuar disa nënndarje. "Nga mosha 0-5 vjeç, vendosen në shtëpitë e fëmijës që ofrojnë shërbim të përkujdesjes shoqërore për këtë grupmoshë, nga mosha 6-15 vjeç vendosen në shtëpitë e fëmijës që ofrojnë shërbim të përkujdesjes shoqërore për këtë grupmoshë, nga mosha 16-18 vjeç vendosen në shtëpitë e fëmijës që ofrojnë shërbim të përkujdesjes shoqërore për këtë grupmoshë" thuhet në vendimin e qeverisë.

”Riorganizimi i institucioneve të përkujdesjes shoqërore publike, të cilat do të transformojnë shërbimin sipas përcaktimeve të këtij vendimi, do të realizohet brenda një periudhe 4- mujore, nga hyrja në fuqi e tij. ” 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: