Investitorët e huaj: Ka ende problematika që na pengojnë biznesin

Investitorët e huaj: Ka ende problematika që na pengojnë biznesin
Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri ka realizuar një anketë, sipas së cilës, ka ende mangësi që ndikojnë në klimën e biznesit në vendin tonë

Biznesi i huaj i cili operon në vendin tonë vazhdon të ngrejë problematika që sipas tij paraqesin pengesë për të ushtruar aktivitetin e tij. Kështu, përmes një anketimi të realizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri rezulton se këto problematika lidhen me gjykatat, korrupsionin, mungesën e efikasitetit sipas saj të Gjykatës Administrative, por edhe ndryshimet e shpeshta të legjislacionit dhe proceduarve tatimore, si edhe informalitetin.

Duke kërkuar që çdo shqetësim i investitorëve të huaj për klimën e biznesit në vendin tonë, të merret në konsideratë. Konkretisht, nga anketa e realizuar me rreth 70 bizneset kryesore të huaja në vend rezultoi se në 1 vit, dyshimi që bizneset kanë tek gjykatat është rritur me nivelin prej 12%. Po sipas kësaj ankete, për të bërë biznes në Shqipëri, një pjesë e madhe e bizneseve shprehen për një klimë jo shumë të favorshme.

Teksa një element i kundërshtuar nga pothuajse të gjithë të anketuarit është Ligji për Anëtarësimin e Detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë. Sikundër, elementë të tjera të trajtuara janë Inspe-ktimet e Taksave dhe Auditit, ku problematik vazhdon të jetë respektimi i afateve të rimbursimit të TVSH-së. Ndërkaq, e pranishme në këtë takim, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, tha se dyshimi që kanë bizneset tek gjykatat duhet të ndryshojë. Por sipas ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, gjetjet e raportit justifikohen me faktin se pritshmëritë e investitorëve janë rritur nga viti në vit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: