ISIS, letër kërcënuese në Universitetin e Prishtinës

ISIS, letër kërcënuese në Universitetin e Prishtinës
Në Kosovë, policia po heton rreth një letre kërcënuese drejtuar Universitetit të Prishtinës, e shkruar me dorë, në emër të organizatës terroriste, ISIS. Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci thotë se po kryhet hetim serioz, "duke marrë parasysh zhvillimet globale që ndërlidhen me ISIS", ka thënë Borovci gjatë një konference të thirrur pikërisht në lidhje me këtë çështje. Ai ka konfirmuar se policia ka marrë në pyetje disa persona, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Kërcënimi vjen ndërsa rektorati i UP po përgatitej për ceremoninë e 47-vjetorit të themelimit. Në letër thuhej : "Do t'ju sulmojmë më 15 shkurt, në orën 11:00. ISIS, shihemi te Zoti".

Shpërndajeni me miqtë tuaj: