Kimioterapi edhe në Korçë, Beqaj: Këtë vit, 100 mln lekë për shërbimin

Kimioterapi edhe në Korçë, Beqaj: Këtë vit, 100 mln lekë për shërbimin
Rreth 100 milionë lekë janë parashikuar në buxhetin e shtetit, për nëntë nga kimiopreparatet që duhen për të sëmurët që vuajnë nga kjo patologji. Ndërkohë që edhe spitali Rajonal i Korçës do të ofrojë tashmë shërbimin e Kimioterapisë për pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe zëvendëskryeministri, Niko Peleshi ishin në spitalin Rajonal të Korçës ku panë nga afër mjediset e reja të përgatitura posaçërisht për ofrimin e këtij shërbimi. “Kemi, këtë vit, në buxhet, 100 milionë lekë për rreth 8-9 kimiopreparate që ka paketa të domosdoshme për këto dy patologji, dhe do ta ndjekim në vijimësi në mënyrë që të krijojmë besimin, sigurinë, eksperiencën, por ajo që është më e rëndësishme, shërbimi shumë më i lehtësuar për njerëzit. Një herë në tre javë, të shkosh në Tiranë, domosdo që do të duhet një familjar të të shoqërojë, ajo shoqërohet me efekte anësore, psikologjike, fizike, kështu që të paktën, këtë pjesë, besoj se edhe në Korçë kemi bërë hapat e parë për ta lehtësuar”, theksoi ministri. Sipas tij, ofrimi i shërbimit afër zonave të banimit është një tjetër lehtësim që iu vjen këtyre pacientëve.

 

s.i

Shpërndajeni me miqtë tuaj: