“Anëtarët e Hakmarrjes për Drejtësi" shpallen të pafajshëm

“Anëtarët e Hakmarrjes për Drejtësi" shpallen të pafajshëm
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka dhënë një nga vendimet më befasuese. Anëtarët e orga-nizatës së njohur me emrin "Hakmarrja për Drejtësi", janë shpallur të pafajshëm.Vendimi ka ardhur pasi çështja ishte dërguar për rigjykim, që në mars të vitit të kaluar, nga Gjykata e Lartë.Si krerët e organizatës, janë cilësuar vëllezërit Leart dhe Orik Shyti, djemtë e ish-zv/ministrit të rendshëm, Harejdin Shyti, i dënuar për vrasjen e 4 protestuesve në Shkodër më 2 prill 1991.Si anëtarë të organizatës janë cilësuar: Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi.

Ata janë akuzuar për një sërë krimesh të rënda, duke përfshirë bombën që vrau 4 persona në një supermarket të firmës piramidale VEFA në Tiranë në vitin 1996, vrasjen e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, në të njëjtin vit si dhe një sërë vrasjesh, vjedhjesh, grabitjesh e rrëmbim personash, në periudhën 1993-1996.Më 26 shkurt të vitit 1996, një automjet tip 'Fiat Tipo', me 50 kilogramë eksploziv, shpërtheu pranë supermarketit të kompanisë VEFA, në zonën e njohur si 9-katëshet në Tiranë. Ishte akti i parë terrorist me të cilin po përballej Shqipëria. Shpërthimi vrau 4 persona dhe plagosi 27 të tjerë. Vetëm 5 muaj më pas, më 26 korrik të vitit 1996, u ekzekutua përpara shtëpisë së tij, rejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Bujar Kaloshi.

Tre persona të veshur me tuta sportive, e qëlluan me plumba në kokë, ndërsa ndodhej në automjetin e institucionit. Këto ishin dy krimet e fundit për të cilat u akuzua "Hakmarrja për Drejtësi", njëkohësisht edhe më të bujshmit.Në vitin 1998, u dënuan Altin Arapi dhe Orik Shyti me burgim të përjetshëm, me 25 vjet Gentian Cakën e Roland Shytindhe 24 vjet burg, Leart Shytin.Të akuzuarit u arratisën nga burgjet në vitin 1997, dhe ndodhen jashtë vendit.Pas shpalljes së vendimit, ka reaguar ish-kryeministri Berisha, i cili akuzoi Alket ALIU kryeministrin Rama, si autorin e këtij vendimi."Edvin Kristaq Rama, në përputhje me një marrëveshje elektorale të vitit 2013, me grupin terrorist "Hakmarrja për Drejtësi", shpalli të fajshëm drejtuesit kryesorë të grupit, vëllezërit Shyti", thuhet në reagimin e Berishës.

Ai paralajmëroi edhe lirimin e Aldo Bares dhe anëtarëve të bandës së tij, sipas të njëjtit skenar, duke bërë hirrje për revolucion demokratik. "U bëj thirrje shqiptareve, të bashkohemi më shumë se kurrë, dhe me revolucionin tonë demokratik që nis më datë 18 shkurt, të shpëtojmë veten, fëmijët tanë, shoqërinë dhe Shqipërinë nga sundimi i kryebanditit dhe bandave të tij!", shkruan Berisha në Facebook.Nga ana tjetër, vëllezërit Orik dhe Leart Shyti, kanë bërë një deklarim publik ku kanë  ipërsëritur qëndrimin e tyre si viktima të makinacioneve të Sali Berishës."Sot jemi edhe ligjërisht të pafajshëm, për të gjitha akuzat e ngritura djallëzisht dhe të mbrojtura egërsisht nga Sali erisha", thuhet në reagim.

 

Reagimi i Berishës:Kryebanditi Rama do të lirojë edhe Aldo Baren

Statusi i plotë i ish-kryeministrit, në rrjetin social Facebook

Edvin Kristaq Rama, sot, në përputhje me një marrëveshje elektorale të vitit 2013, me grupin terrorist "Hakmarrja për Drejtësi", shpalli të pafajshëm drejtuesit kryesorë të grupit, vëllezërit Shyti, djemtë e xhelatit të diktaturës komuniste, Harejdin Shyti, i dënuar për genocid dhe krime kundër njerëzimit nga gjykatat shqiptare.Mbi këtë grup vrasësish, rëndojnë aktet terroriste dhe dhjetëra krime monstruoze. Pas këtij akti kriminal, pritet që kryebanditi, Edvin Kristaq Rama, të lirojë, në përputhje me detyrimin e tij, Aldo Baren dhe bandën e tij, për të plotësuar kështu radhët e banditëve që i mungojnë atij.Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe, këtë vepër kriminale të Edvin Kristaq Ramës, u bëj thirrje shqiptarëve të bashkohemi më shumë se kurrë, dhe me revolucionin tonë demokratik që nis më datë 18 shkurt, të shpëtojmë veten, fëmijët tanë, shoqërinë dhe Shqipërinë nga sundimi i kryebanditit dhe bandave te tij!

 

Vëllezërit Shyti: Nuk ia falim Saliut, do paguajë personalisht

Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, kanë reaguar me një letër publike Leart dhe Orik Shyti. Ata kanë akuzuar ish-kryeministrin Berisha, si personin që i ka persekutuar për 21 vjet dhe që i ka përdorur edhe së fundmi në luftën politike me kryeministrin Rama."Na akuzonte si autorë të krimeve që ndodhnin, përfshi edhe ato që zbulonte policia. Herë na akuzonte se krimet i kryenim të porositur nga kundërshtari i tij politik, Edi Rama, herë sikur i kryenim në bashkëpunim me familjarët e tij dhe herë sikur ishim ne që e kërcënonim E. Ramën,për llogari të kundërshtarëve të tij brenda PS. I përshkallëzoi akuzat e shpifura javë pas jave", shkruajnë vëllezërit Shyti.Ata thonë se Sali Berisha, nuk ka pësuar dëm nga gjithë kjo histori, ndërsa të dëmtuarit e vërtetë janë ata vetë.Rreziqet që kemi kaluar dhe dëmet morale dhe materiale që kemi pësuar, nuk janë as të pakta, as nga ato që harrohen... Dëmin moral dhe ekonomik që na ka shkaktuar Sali Berisha, përgjatë 21 vjetëve, nuk do t'ia kërkojmë shtetit.

Kjo do ishte e padrejtë, sepse vetë shteti ka qenë i marrë peng nga Saliu", shkruhet në letër, teksa përmendet antiplumbi që ka veshur Berisha 'prej trimave që të marrin jetën".Por vëllezërit Shyti, shkruajnë se ata do të hakmerren ndryshe."Tani që, falë vullnetit të SHBA-së dhe BE-së, shteti po çlirohet, do bëjmë ato që ligji parashikon dhe do t'ia arrijmë që Saliu të paguajë personalisht".

loading...
loading...