"Kujdes" nga 94-vjeçarja në Kinë që bën Kung Fu

"Kujdes" nga 94-vjeçarja në Kinë që bën Kung Fu
Një 94-vjeçare nga Kina bën Kung Fu dhe është bërë shumë e njohur nëpër rrjetet sociale për këtë gjë.

Djali i saj, Feng Chuanyin thotë se ajo bën çdo gjë vetë pa patur nevojën që dikush të kujdeset për të. Ajo ka 9 dekada që bën arte marciale dhe është kthyer në një rutinë për të.

Zhang Hexian jeton në një shtëpi të vogël në fshatin Zheijang. “Në të kaluarën kishte shumë njerëz të këqinj dhe praktikantët e Kung Fu mund ti mposhtin ata.

Tani nuk ka më njerëz të këqinj, por unë e praktikoj Kung Fu-në për të qenë e shëndetshme,” – ka thënë ajo për BBC.

Ajo është e bindur se tradita e Kung Fu po harrohet. Prandaj, i ka kërkuar nipërve të saj që kalojnë më pak kohë në kompjutera dhe më shumë në ushtrime.

afp.al

https://www.youtube.com/watch?v=saJISzXUSFk

Shpërndajeni me miqtë tuaj: