Aty ku vëmendja nuk duhet të mungojë kurrë!

Aty ku vëmendja nuk duhet të mungojë kurrë!
Nëse përditshmëria të ka përhumbur pak, ke mundësinë të kujtohesh në këtë ditë...kujtohu se je aty, “i lidhur” me dikë, je brenda “një farë gjëje” që quhet marrëdhënie.Thuhet se, jo më kot, dita e Shën Valentinit është si një lloj rigjenerimi për çiftet. Është si të shtypësh butonin “refresh” dhe pastaj të “lundrosh” lirshëm, duke u përpjekur të rikuperosh kohën e humbur në punë, orët në trafik, mjafton të qëndrosh ulur aty para saj/tij.Të tregosh se në këtë ditë je aty me 100% të kohës, me 100% të vrullit (ose të paktën të bësh sikur je aty, kush tha që në këtë ditë është e ndaluar të shtiresh??) Pranojeni, në fillimet tuaja ka patur më shumë sesa tani, më shumë sesa thjesht angazhim, përpiquni të rifitoni kohën e humbur...bëni sikur ktheni pasionin me një lule, bëni gjithçka mendoni, vetëm e vetëm që kjo të jetë një ditë për tu mbajtur mend.

Bëni sikur i shlyeni ditët e humbura pa përkëdhelje, bëni sikur...bëni sikur ...dhe do të bindeni edhe më shumë që një ditë nuk mjafton... prandaj gjithçka dua të them është ... Bëni që kjo ditë të zgjasë!!!Shën Valentin mund të ketë çdo ditë, dashuria dhe ndjenja që ju lidh është e njëjtë, çdo ditë (ose të paktën kështu shpresoj).Të bësh partnerin të lumtur, nuk mjafton fakti të bësh gjënë e duhur, të bësh dhuratën e duhur apo të stamposh buzëqeshjen 24-orëshe në Shën Valentini, një pretekst për vëmendje, aty ku vëmendja nuk duhet të mungojë kurrë!Nga Meri DISHNICA fytyrë. Përfshin gjithashtu të ecësh në të njëjtin drejtim, të shkosh përtej gjërave materiale, të përpiqesh për më të mirën, dhe mbi të gjitha të punosh me veten.

Të përpiqesh të rrish larg gjërave që të tundojnë dhe që mund të të shkaktojnë një lloj reagimi që ti s’do ta doje. Çështja është të jesh besnik, në të gjitha mënyrat, dhe jo thjesht nga ana seksuale. Kur nxitet një atmosferë besimi në një marrëdhënie, thuajse automatikisht të largon nga xhelozia dhe keqkuptimet.Por, shpesh, në mënyrë naive, ne besojmë se do ta kemi partnerin aty gjithë kohën, GABIM! Nëse dashuria është shpërblimi, meritoje... ndaj, nëse nuk keni vepruar kështu gjatë gjithë vitit, harrojeni se e rikuperoni në Shën Valentin, vetëm me një tufë lule apo me një udhëtim luksi... (mu kujtua ajo reklama e famshme “Ka gjëra që nuk mund të blihen, për gjithë të tjerat mjafton karta e kreditit” ndaj nuk ka çmim një puthje, një përqafim, të tregosh që je i dashuruar ditë për ditë, ditë pas dite.

Edhe pse thuhet se meshkujt dhe femrat vijnë nga planetë të ndryshëm, ata gjithsesi vinë dhe jetojnë në tokë. Pra pavarësisht se janë kaq të ndryshëm, të paktën në një gjë janë dakord, “kërkojnë dashurinë “ dhe më e rëndësishmja është të mësojnë të ruajnë dashurinë, menjëherë pasi e kanë gjetur. Mbetet vlera më sublime dhe më e pastër, vetëm aty mos lejoni të ketë kompromis, pasi vetëm aty mund të keni luksin të jeni krejtësisht vetvetja, është apo nuk është Shën Valentin (meqë njihet ndryshe si dita e dashurisë).Shën Valentini erdhi, edhe pse kjo ditë po merr edhe më shumë trajtat e një feste konsumi, me luks dhe drita, nuk duhet të harrojmë që, në thelb, kjo është një festë shpirtërore, në këtë ditë ne ftohemi të mendojmë për dashurinë në të gjitha mënyrat e saj, është celebrimi i dashurisë për njëri-tjetrin, për njerëzit tek njerëzit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: