Nokia përgatit rikthimin historik, 3310 sërish në treg

Nokia përgatit rikthimin historik, 3310 sërish në treg
Nokia është gati të rikthejë në treg modelin historik 3310 dhe telefonin ‘e pashkatërrueshëm’ të promovuar në vitin 2000.

Lajmi i rikthimit të madh është dhënë nga Evan Blass i HMD Global Oy, marka që ka licencën e shitjes së aparateve të kompanisë finlandeze. Versioni i ri do të ketë një çmim 59 euro dhe do të prezantohet së shpejti nga “Mobile World Congress” në Barcelonë, e programuar në fund të këtij muaji.

Nuk ka asnjë informacion për pajisjen, por ndoshta mund të jetë një smartphone, ose një telefon klasik ku përdoruesit do të kenë vetëm një mundësi si origjinali 3310, pra për telefonata, mesazhe dhe një bateri të fortë që zgjat për ditë të tëra.

Versioni modern i kësaj legjende të pathyeshme për shumicën e përdoruesve mund të shërbejë dhe si një telefon shtesë kur bateria e smartphone është shqetësuese dhe nuk mund ta përballojë një ditë pune. Kështu shkruan Venture Beat.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: