Provimet e lirimit, shpallen datat dhe rregullorja

Provimet e lirimit, shpallen datat dhe rregullorja
Nxënësit e klasave të nënta do të kenë tre provime për të përmbyllur këtë fazë studimesh. Ata do të testohen për dijet e tyre në Matematikë, Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë e huaj. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit këto provime do të mbyllën nga data 12 deri në 22 qershor. Më konkretisht, provimi i parë do të jetë ai i Gjuhës së huaj në 12 qershor, më pas do të zhvillohet në datën 19 qershor provimi i Gjuhës Shqipe dhe në datën 22 qershor do të jetë Matematika. Provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10.00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Nxënësit e pakicave kombëtare pikërisht ato greke dhe maqedonase do të zhvillojnë provimin kombëtar të arsimit bazë në gjuhën amtare. Provimi kombëtar në gjuhën amtare do të zhvillohet në datën 16 qershor. Sa i përket provimit të Gjuhës së Huaj ai do të jetë për gjuhet anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

S.I

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: