Pushteti i biondeve të ekranet shqiptare

Pushteti i biondeve të ekranet shqiptare
Diskutoni sa të doni, edhe barcaleta tregoni sa më shumë, punë e madhe!!! Tashmë biondet e kanë superuar edhe këtë limit. Madje në ekranet shqiptare biondet kanë “pushtetin” e padiskutueshëm. Në mesdhe të thellë, ku brunet janë në habitatin e tyre, ja ku ja behën biondet dhe sa hap TV i ke aty. Të bukura, të kuruara, platin apo grurë, me fije ose nuanca, kasketë djaloshar ose onde, biondet e ekranit po shtohen e do shtohen. Kjo është pak por e sigurt!

Rudina Magjistari

E para ishte Rudina. Prezantuesja e njohur e festivaleve dhe biondja “par exelence” që të gjitha amvisat dashurojnë çdo pasdite në TV Klan. Rudina ka tentuar edhe të ndryshojë pamje, deri edhe në çokollatë, kanellë ose bronx por ju rikthye biondit të saj të vjetër për të qenë më e bukura e ekranit.

Ilva Tare

 

Ilva Tare, zonja e “Ora News” ka zgjedhur të jetë me një stil praktik, zyrtar, kasket, e ka thelluar ngjyrën bionde me vitet, veçanërisht këtë vit. Mund të thuhet lirisht se është stili që i shkon më shumë me tiparet e theksuara të fytyrës.

Orinda Huta

Baby Doll ose Irish girl, Orinda nuk mund të mos i rrethonte sytë e saj kristal përveçse me flokët e verdhë. Ikona e Vizion Plusit prej shumë vitesh, ka gjasa që edhe në dasmën e saj, që fansat mezi po e presin, të mbetet po bionde, si një princeshë.

Anila Cela

Ëngjëlli i pasdites së Vizion Plus, ajo arrin “një mision të pamundur”, është bionde, e bukur por e ëmbël dhe delikate si një nënë mund të jetë, Anila nuk ka biond imponues.

Eni Vasili

Gazetarja e politikës me  eksperiencë të gjatë, ka zgjedhur ngjyrën grurë me fije. Politicaly correct edhe në pamje, diskrete por me sharm. Ajo do dhe ja arrin të besohet për fjalë e jo për pamje.

Eni Cobani

Eni është drastike, me tipare tejet femërore, të rrumbullakosura e të ëmbla, Eni vendos paqen mes njerëzve por ka gjetur edhe paqe me pamjen e saj me një biond ekstrem, gati në platin. Komplimente meriton për guximin.

Blerta Tafani

Blerta e TVSH-së. Ka ndryshuar pamje totalisht nga vitet e mëparshme duke bërë një prerje të shkurtër të flokëve, si një kopje e bukur e Ilva Tares. I konturon tiparet dhe i shkon me shtatin e hollë. Blerta më shumë se me një gazetare në studio ngjan me një aktore. Vlerë e shtuar kjo.

Alketa Veisiu

Biondja historike e Verës. Regjisorja Grabocka e adhuron. Dhe Alketa duket si një monument i pazëvendësueshëm. Biond sigurisht. Big Up!

 

Dalina Buzi

Spec djegës miksuar me xhinxher, një bombë. Ta quajmë kusht bionden dalina, lady anabel. Grricet, gërrmon, rrëmon, shikon dhe vëzhgon, prezanton dhe shkruan. Dalina është personaliteti i fortë” i veshur” me biond. Gjë e rrallë!

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: