Rritja e pensioneve do t'i kushtojë arkës së shtetit 2.6 miliardë lekë

Rritja e pensioneve do t'i kushtojë arkës së shtetit 2.6 miliardë lekë
Plot 2.6 miliardë lekë do t'i kushtojë arkës së buxhetit të shtetit rritja e pensionit në nivelin prej +3%, duke filluar nga data 1 mars e këtij viti. Shifër kjo që konfirmohet nga vetë qeveria në vendimin përkatës, duke saktësuar se ky është efekti konkret financiar i parashikuar nga masa e re për indeksimin e pensioneve me +3%. Duke saktësuar më tej, se ai do të përballohet nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vitit 2017. Teksa sqaron edhe sesi do të ndahen këto para, përkatësisht në nivelin prej 2.57 miliardë lekësh për mbulimin e pagesave të pensioneve dhe 25.5 milionë lekë që nevojiten sipas qeverisë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi, si edhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: