Shën Valentini 2017, nga protestat në Pakistan te puthjet kolektive

Shën Valentini 2017, nga protestat në Pakistan te puthjet kolektive
Nga protestat në Pakistan, te puthjet kolektive: festa e Shën Valentinit, e quajtur dita e të dashuruarve, kujtohet në të gjithë botën, por ndonjëherë nuk mungojnë as polemikat.

Festa e Shën Valentinit është e karakterizuar në Pakistan nga tensione mes atyre që janë pro dhe kundër celebrimit, pasi kjo ditë ka rrënjë të hershme në Perëndim. Madje Presidenti i Republikës, Mamnoon Hussain, ka ndërhyrë ditët e fundit për të mbështetur atë që “festa nuk ka asnjë pikë kontakti me kulturën tonë dhe nuk duhet të reklamohet”.

Një gjykatë në Islamabad ka ndalur që të festohet kjo festë në të gjitha vendet publike. Për çdo qytetar që do të thyej këtë urdhër do të dënohet.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, Shën Valentini shkakton përçarje tek pakistanezët, ndërsa shumë prej tyre citojnë mësimet fetare.

Vitin e kaluar, presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, i bëri thirrje popullit të tij që të mos festojë ditën e Shën Valentinit, duke thënë se ajo nuk është pjesë e traditës myslimane, por e Perëndimit.

Megjithatë, mijëra kilometra larg, festohet ashtu siç duhet dhe në mënyrë të veçantë. Çiftet në Kinë mezi e presin këtë ditë, për t’u shfaqur në publik dhe për të nisur puthje kolektive në sheshet kryesore të qyteteve, sidomos në Pekin.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: