Skleroza, në 87% të rasteve e parashikueshme

Skleroza, në 87% të rasteve e parashikueshme
Skleroza ose humbja e kujtesës, mund të parashikohet që në moshë të hershme. Ky është përfundimi i një studimi në Britaninë e Madhe, ku një grup studiuesish nga Universiteti i Oksfordit, thonë se janë në gjendje të zbulojnë shenjat e sëmundjes përmes analizave të gjakut.

Në artikullin shkencor të publikuar në gazetën “Sëmundja e Alzheimer”, studiuesit thonë se kanë identifikuar disa qeliza që tregojnë nëse personi është i prirur që në moshë të thyer të vuajë nga skleroza apo jo. Ata deklarojnë se saktësia e parashikimit, është 87%.

Ky konkluzion ka dalë pas shqyrtimit të analizave për të paktën njëmijë pacientë në Britaninë e Madhe. Nga këta, 452 persona të shëndetshëm dhe pjesa tjetër pacientë që vuajnë nga kujtesa. Aktualisht, 44 milionë persona në botë vuajnë nga humbja e kujtesës. Por, nëse nuk parandalohet në kohë, numri i të sëmurëve do të trefishohet brenda vitit 2050.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: