Sot, Shën Faustini, festohet Dita e të Vetmuarve

Sot, Shën Faustini, festohet Dita e të Vetmuarve
I vetmuar për Shën Valentin? Mos u mërzit! Nëse je “single”, ke edhe ti festën tënde; pikërisht, sot, kur festohet Shën Faustini, Dita e të Vetmuarve.

I vetmuar për Shën Valentin? Mos u mërzit! Ka gjasa të kesh festuar madje edhe dje, sepse dashuria e miqve, e prindërve, e kafshëve shtëpiake, është shpesh, ende, më e qëndrueshme. Por nëse je “single”, ke edhe ti festën tënde; pikërisht, sot, kur festohet Shën Faustini, ose Dita e Beqarëve apo të Vetmuarve.

Menjëherë pas Shën Valentinit, që është më datë 14 shkurt, mbërrin 15 shkurti, që njihet si dita e vetmisë apo e beqarëve dhe e quajtur dita e Shën Faustinit.

Në Shqipëri, sipas sondazheve të bëra, kjo ditë nuk njihet edhe aq shumë nga shqiptarët. Shumë qytetarë mendojnë se kjo ditë është një frymë europiane e cila ka arritur vonë në Shqipëri, e disa të tjerë e konsiderojnë si ditë që ka lindur mes shakave, por, në të vërtetë, të dyja ditët e kanë një histori.

Gjithsesi, festa që të dyja, por shkëlqimi i të parës i mungon të dytës. Ndryshe nga Shën Valentini, ditës së Shën Faustinit, i mungojnë trëndafilat, çokollatat e dhuratat e tjera që jepen rëndom për ditën e të dashuruarve. Por vetëm po të flasim për shkëlqimin në dukje, sepse ata që festojnë Shën Faustinin, kanë një dhuratë edhe më të çmuar, lirinë për të rinisur, kërkuar, kureshtjen, shijen e ëmbël që ka kërkimi dhe gjetja e lumturisë.

Pra po të hedhim një vështrim social, fjala “single” nuk do të thotë “i vetmuar”. Rreth nesh ka njerëz zyrtarisht të fejuar, të martuar, por janë shumë më të “vetmuar” nga sa mund të mendohet.

E nëse jeni “single”, merrini maksimumin, nuk jeni vetëm, sepse nuk jeni i/e mirë mjaftueshëm për këdo, por sepse askush nuk është ende, i/e mirë sa duhet për ty.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: