Testimi i mësuesve në 15 prill, udhëzimi i provimit

Testimi i mësuesve në 15 prill, udhëzimi i provimit
Në mes të muajit prill, mësuesit e arsimit parauniversitar do ti nënshtrohen provimit të kualifikimit i cili do të zhvillohet në kryeqytet, pikërisht, në datën 15 Prill, nga ora 10:00 deri në 12:30. Në udhëzimin e miratuar së fundi nga Ministria e Arsimit, përcaktohen kriteret, kushti dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë kandidatët. Por, përveç testimit të kualifikimit, të gjithë ata mësues të cilët do të rezultojnë kalues, do të përfitojnë edhe rritje page prej 5-10%. Para se të japin provimin, mësuesit duhet të plotësojnë një formular aplikimi. Gjithashtu, mësuesit duhet të dorëzojnë dosjen pranë Drejtorive Arsimore, në mënyrë që të marrin pjesë në procedurat e kualifikimit.

Ndërkohë, rritja e pagës prej 5%, do të bëhet për ata mësues që kanë të paktën 5 vite përvojë dhe arrijnë të marrin provimin e kualifikimit. Paga prej 10%, do të rritet për mësuesit që kanë nga 10-20 vite punë që, gjithashtu, duhet të kalojnë me sukses provimin e kualifikimit. Në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, procedurave të kualifikimit do tu nënshtrohen të gjithë mësuesit të cilët deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës, plotësojnë kushtet e përcaktuara, duke pasur të paktën 5 vite pune për kategorinë e kualifikimit "mësues i kualifikuar", të paktën 10 vite pune për kategorinë e kualifikimit "mësues specialist" dhe kjo 5 vjet pas marrjes së kategorisë "mësues i kualifikuar" dhe të paktën 20 vjet punë, për kategorinë "mësues mjeshtër" me të paktën 10 vjet punë pas marrjes së kategorisë "mësues specialist". "Mësuesit që plotësojnë këto kritere, kanë të drejtë të aplikojnë për të fituar kategorinë e kualifikimit, nëse kanë kryer të paktën 3 ditë trajnimi në vit kalendarik, të cilat janë të barasvlershme me 18 orë trajnimi të pasqyruara në 6 kredite", - thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.

”Në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, procedurave të kualifikimit do ti nënshtrohen të gjithë mësuesit të cilët deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara ”

Nga ana tjetër, Instituti i Zhvillimit Arsimor ka bërë publike Programet Orientuese për lëndët përkatëse dhe se ku duhet të fokusohen më- suesit. Programi i kualifikimit të mësuesve të arsimit parashkollor bazohet në të gjitha programet mësimore të arsimit parashkollor, ndërsa programi i kualifikimit të mësuesve të arsimit fillor, bazohet në programet lëndore që mësuesi jep në këtë profil. Programet e kualifikimit të mësuesve në arsimin e mesëm të ulët, gjimnaz, në shkollat e specializuara, etj., bazohen në të gjitha programet e lëndëve dhe temat që japin këta mësues në këto shkolla. Por udhëzimi i Ministrisë së Arsimit ka parashikuar edhe penalitete për të gjithë ata mësues të cilët shkelin rregullat e përcaktuara.

Rritja e pagës prej 5%, do të bëhet për mësuesit që kanë të paktën 5 vite përvojë dhe që arrijnë të marrin provimin e kualifikimit

Kështu, në rastet kur një mësues kryen veprime me laps apo bën komente mbi pyetjet ka ulje të 10 pikëve, nga 100 që është totali i tyre. Kurse, në rastet e tjera ku mësuesit shkëmbejnë kopje, mbajnë celular, komunikojnë me kolegët apo kur administratorët e provimeve i vlerësojnë ata si problematikë, mësuesit përjashtohen dhe nuk kualifikohen. Testet e kualifikimit janë të përbëra nga dy pjesë, e para përmban dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet përkatëse lëndore, metodologjia e më- simdhënies etj., dhe pjesa e dytë përfshin përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit të kualifikimit përkatës.

 

Strategjia, licencimi i mësuesve, si do të funksionojë

Pas vitit 2016, të gjithë punonjësit arsimorë, mësues, drejtues shkollash, psikologë, punonjës socialë, nën moshën 55 vjeç, duhet të kenë përfunduar arsimin e lartë, si dhe të gëzojnë licencën për ushtrimin e profesionit. Skema nis aplikimin që nga drejtuesit e shkollave, të cilët do ta fitojnë e mbajnë postin nëpërmjet një licence të përkohshme, që do ta sigurojnë nga ministria. "Sigurimi i licencës dhe rifitimi i saj në përfundim të afatit të caktuar, të arrihet pas një procesi trajnues, pa shkëputje nga puna, përmes moduleve që ofrojnë njohuri dhe kompetenca profesionale në funksion të udhëheqjes së shkollës. Licenca të fitohet pas vlerësimit të paketës profesionale të aspiruesit për drejtues dhe të marrjes së provimit përfundimtar", - thuhet në relacionin e strategjisë së arsimit.

 

Veliaj: Do të rrisim pagat e edukatorëve në çerdhe e kopshte

Brenda një viti, do të ndërtohen dhe 20 shkolla, falë bashkëpunimit privat-publik, në mënyrë që të eleminohet mësimi me turne

Rritje të pagave për edu katorët e çerdheve dhe kopshteve, ka premtuar kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dje, gjatë një takini të zhvilluar me ta. Sipas tij, paga e një edukatori duhet të jetë e njëjtë me atë të një mësuesi në shkollat e arsimit parauniversitar. "Patëm mundësi që të bënim një rritje të parë të rrogave, për të gjithë edukatoret dhe punonjësit tanë në shërbimet e fëmijëve. Jam shpresëplotë që, nëse bashkia do të vazhdojë me këto ritme, do të mund ta rrisim edhe më shumë shpërblimin financiar", tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, thekson se pas investimeve të bëra në çerdhe dhe kopshte, bashkia do të vijojë punën për ndërtimin shkollave në mënyrë që të eleminohet mësimi me turne. Sipas tij, kompanitë private do të kontraktohen nga bashkia e Tiranës për ndërtimin e 20 shkollave brenda një viti, dhe pagesa për tob do të kryhet me këste përgjatë disa viteve. "Do të shpenzojmë saktësisht sa shpenzojmë çdo vit, por në vend që të bëjmë nga një shkollë në vit, atë fond do ta përdorim si këste për t'i pasur të 20 shkollat përnjëherë dhe pastaj në momentin që i kemi shkollat, paguajmë këstet. Por historia e 57 shkollave me dy turne, në Tiranë, duhet të mbarojë", - tha ai.

Gjithashtu, kryebashkiaku komentoi edhe çështjen e rikthimit të dhënies së bursave për nxënësit ekselentë pas një ndërprerje të gjatë. Sipas tij, kanë përfituar 2228 fëmijë ekselentë në të gjithë Tiranën, një pagesë prej 450 mijë lekë për secilin, të nënta këstet njëherësh.

 

Sallë e re imazherie për spitalin e Kukësit

Ngritja e një salle imazherie në Spitalin e Kukësit, është investimi më i fundit i bërë nga Ministria e Shëndetësisë. Kryeministri Rama dhe Ministri Beqaj, kanë vizituar nga afër këtë shërbim të ri që do t'u ofrohet pacientëve të kësaj zone. Salla e imazherisë ofron një shërbim të specializuar, të munguar deri tani, përmes ECHO-s së re Obstetrike-Gjinekologjike të instaluar së fundmi. Për mjekët e maternitetit, shërbimi i imazherisë është tejet i rëndësishëm, sepse siguron të dhëna për mbarëvajtjen e shtatzënisë.

Gjithashtu janë çelur procedurat për furnizimin e pajisjeve mjekësore me vlerë rreth 200 mijë euro ku, midis të tjerash, përfshihet një mamografi dhe një inkubator i lëvizshëm, për rastet kur bebet duhet të transferohen me autoambulancë drejt Tiranës.

” Janë çelur procedurat për furnizimin e pajisjeve mjekësore ku përfshihet një mamografi dhe një inkubator i lëvizshëm”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: