Udhëtim brenda rezidencës së Donald Trump

Udhëtim brenda rezidencës së Donald Trump
Mar-a-Lago është rezidenca gjigante ku presidenti amerikan Donald Trump, kalon fundjavat e tij.

Ajo ndodhet në Palm Beach/ Florida dhe ka një vlerë prej 200 milionë dollarësh.

Në këtë shtëpi madhështore ka gjithçka, duke filluar nga salloni gjigant e deri të fusha e golfit, e cila mendohet të ketë kushtuar rreth 7 milionë dollarë.

Mar-a-Lago konsiderohet edhe si “Shtëpia e Bardhë dimërore”, e Donald Trump, pasi presidenti kalon aty një pjesë të madhe të kohës.

I tillë ishte edhe rasti i fundjavës së kaluar ku ai prezantoi këshilltarin e ri për sigurinë, Herbert McMaster.

afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: