Veliaj: Nga pranvera, qeset plastike me pagesë

Veliaj: Nga pranvera, qeset plastike me pagesë
Qeset plastike të cilat përdoren sot në supermarkete apo dyqane të ndryshme, do të bëhen me pagesë nga pranvera e këtij viti. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në analizën vjetore të ndërmarrjes nr. 2, ka bërë me dije se kjo masë po merret për të shmangur ndotjen e qytetit si dhe bllokimin e kanalizimeve. "Por kemi nevojë edhe për ndihmë nga qytetarët. Ne po bëjmë një akord me të gjitha supermarketet që, duke filluar nga kjo pranverë, qeset në Tiranë, do të bëhen me pagesë", - tha Veliaj.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: