Arlinda Tahiraj: Më kanë provokuar dy politikanë

Arlinda Tahiraj: Më kanë provokuar dy politikanë
INTERVISTA/ Flet modelja që ka përfaqësuar Shqipërinë në Kosovë, Serbi dhe Turqi. Momentet e bukura dhe ato “të sikletshme”

Modelja e lindur në Has dhe banim në Sukth të Durrësit, rrëfen ëndrrën e saj për t’u bërë prokurore. Arlinda Tahiraj ka zgjedhur të studiojë për drejtësi me dëshirën që të vendosë drejtësinë në Shqipëri. Por tani për tani, bukuroshja po e përfaqëson Shqipërinë në konkurse bukurie dhe sfilita mode. Kryesisht në Tiranë, Ferizaj dhe Pejë, por edhe në Serbi e Turqi. Modelja rrëfen për Albanian Free Press dëshirat dhe ëndrrat, duke treguar edhe se si e imagjinon princin e saj të kaltër.

Intervistoi për Albanian Free Press: Albert Z. ZHOLI

Cili është aktiviteti i fundit që keni marrë pjesë dhe çfarë veçon prej tij?

Aktiviteti i fundit ka qenë në Serbi. Prej tij mund të veçoj çmimin si "Miss Supermodel" dhe mikpritjen e vendit.

 

Plazhi nudo në modë, a e frekuentoni dhe ku?

Jo, nuk e frekuentoj plazhin nudo dhe nuk e mendoj.

 

Keni mikesha lezbike dhe shokë gay? Mendimi juaj për shoqërinë me ta?

Nuk kam shokë gay apo shoqe lezbike. Por edhe po të kisha, për mua nuk do të kishte ndonjë problem, pasi është zgjedhja e tyre.

 

Në çfarë moshe keni dashuruar dhe si e komentoni dashurinë?

Mendoj që dashuria është ndjenjë shumë e bukur dhe do të vij një çast, kur edhe unë do të jem e dashuruar.

 

Ju studioni për drejtësi, përse zgjodhët këtë profesion?

Po, unë studioj për drejtësi, jam në vit të parë. Zgjodha këtë degë, pasi drejtësia në vendin tonë dihet sa poshtë është dhe në të ardhmen nuk i dihet; do të arrij të vë pak drejtësi, të jap ndihmën time modeste për këtë vend.

 

Si e mendoni veten: avokate, gjyqtare apo prokurore?

E mendoj veten si prokurore. Do duhen disa vite për të shkuar deri në atë pikë. Kam ende kohë.

 

Thonë që keni bërë operacion plastik...

Operacion plastik?! Ha ha ha. Jo, nuk kam asnjë operacion në trup dhe nuk mendoj të bëj në të ardhmen.

 

Jeni për bashkëjetesë apo për martesë? Si e mendoni familjen?

Mendoj, për martesë. Dua të krijoj familje të rregullt dhe të kem fëmijë. I adhuroj fëmijët dhe dua të kem dy.

 

Ndihesh mirë nga ngacmimet e djemve në rrugë?

Në fakt ka raste edhe kur e teprojnë, por nuk është se ia vë veshin shumë.

 

Veshja më e preferuar, me dekolte apo minifunde?

Në fakt nuk është se këto dy veshje i përdor shumë. Më tepër preferoj dekolte.

 

Kë veçoni si më provokuesin nga pjesët e trupit?

Mmmm... Këtu s'di ç’të them. Mendoj se ata që hamendësojnë se kam bërë operacione plastike, mund ta dinë më mirë. Ha ha ha.

 

Cili është libri i fundit që keni lexuar?

Së fundmi kam lexuar librin “Alkimisti” nga Paulo Coelho.

 

Më mirë ndihesh mes meshkujve apo mes femrave?

Shoqëria ime është me femra dhe meshkuj. Ndihem mirë me dy palët.

 

Ku i preferoni pushimet e verës?

I preferoj shumë pushimet në Antalya, e adhuroj!

 

Më mirë në dimër apo në verë ?

Pëlqej stinën e verës, por dhe dimri ka atë bukurinë e vet.

 

Ushqimi i preferuar?

Adhuroj patatet e skuqura dhe krahët e pulës, por nuk mund t’i ha shumë. Po ashtu pëlqej shumë dhe spaghetti me fruta deti.

 

A ndihet e vlerësuar sot femra shqiptare?

Mendoj që fatkeqësisht, shumë, shumë pak.

 

Rrobat e banjës të preferuara?

Të preferuarat janë ato të "Victoria's Secret" .

 

Po syzet, makina, parfumi i preferuar?

Syzet i mbaj “Versace”. Parfumi "Guçi", ndërsa makina Benz CLS.

 

A ju kanë ngacmuar politikanë apo deputetë?

Ufff!. Të them të drejtën, po. Dy të tillë.

 

Si e mendoni princin e kaltër?

Çdo femër e ëndërron "princin" e saj. E ëndërroj të bukur, të gjatë, flokët e zinj dhe sytë kafé. Ha ha ha..., nuk është keq të imagjinosh.

 

Çfarë vlerësoni te një mashkull?

Te një mashkull vlerësoj më tepër sinqeritetin dhe dashurinë.

 

Si është një ditë e zakonshme për ju?

E lodhshme. Zgjimi me vështirësi në mëngjes. Më pas orët në universitet, pastaj pak kohë të lirë me shoqërinë, ndërsa pasditja dhe darka duke studiuar.

 

Veshja e preferuar në ditët e zakonshme?

Veshja ime e preferuar është klasike, por jo më pak edhe sport.

 

BIOGRAFIA

Karriera e modeles

Ka konkurruar për herë të parë te Miss Shkodra 2015. Më pas në Miss Prizreni 2016. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Antalya dhe Serbi. Në Prishtinë te "Miss Internacional Kosova dhe Albania". Ka marrë pjesë në sfilata të ndryshe në Ferizaj, Tiranë dhe Pejë. Ka marrë pjesë në aktivitete të shumta bukurie, por më kryesori ka qenë ai në Serbi dhe Antalya. Ka qenë imazh i disa panaireve dhe këngëve. Çmimet janë "Miss Shoqëria 2015", "Miss Beauty 2016", "Future Fashion Faces Albania 2016", "Miss Albania 2016". Ka marrë çmimin për të përfaqësuar Shqipërinë në Antalya dhe Serbi. Ka marrë çmimin më të mirë në Serbi, “Miss Queen of Ballkans".

 

loading...
loading...