Australi, peshkaqeni del në tokë pas ciklonit (Video)

Australi, peshkaqeni del në tokë pas ciklonit (Video)
Të shohësh një peshkaqen nën thellësitë e ujërave të oqeaneve, është diçka normale, por prania e tij në tokë në një situatë absurde, është krejt e pazakontë.

Në Australi ka ndodhur diçka shokuese, ku cikloni ka nxjerrë nga sipërfaqja e detit, në tokë grabitqarin.

Punonjësit e emergjencës ishin ata që e zbuluan dhe besojnë se ka dalë nga pellgu, pas tërheqjes së ujërave.

Zona është përmbytur dhe ka lënë rreth 52 mijë familje pa energji elektrike. Fatmirësisht peshkaqeni i llojit ‘dem’, që mund të hajë njerëz nuk ka shenja jete.

Cikloni “Debbie” ka shkaktuar shumë dëme në zonë, por nuk ka të vdekur. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: