Dieta Plank, shpëtimtarja përpara verës!

Dieta Plank, shpëtimtarja përpara verës!
 

Kjo dietë është përgatitur nga Instituti Gjerman i Ushqimit. Në këtë dietë është marrë parasysh parimi i respektimit të marrjes së vlerave ushqyese në sasinë e duhur si dhe ulja në peshë në mënyrë të konsiderueshme-rekomandohet kryesisht për personat me obezitet të mesëm dhe të lartë.

Karakteristika e saj është se ndikon në përmirësimin e metabolizmit të trupit, duke mundësuar që pesha e humbur të mos rikuperohet me lehtësi, në rast të abuzimit me ushqime kalorike. Specifike e saj është gjithashtu edhe ndjekja në mënyrë rigoroze, pa shtuar apo hequr asgjë nga menyja. Ju do të arrini të humbisni deri në 9 kg në dy javë, nëse do ta respektoni me rigorozitet.

 

Dita e Parë

Mëngjesi: Vetëm kafe pa sheqer ose qumësht.

Dreka: Dy vezë të ziera dhe një racion spinaq i zier pa kripë.

Darka: 200 gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile dhe fruta të çfarëdoshme.

Dita e Dytë

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe fruta të ndryshme.

Darka: 100 gr fileto pule (mish i bardhë pule).

 

Dita e Tretë

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

Dreka: Dy vezë të ziera të shoqëruara nga një sallatë me domate.

Darka: 100 gr fileto pule dhe sallatë mikse me perime (ose vetëm sallatë jeshile).

 

Dita e Katërt

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

Dreka: Një vezë e zier e shoqëruar me djathë të bardhë dhe karota.

Darka: Kos dhe fruta të stinës.

 

Dita e Pestë

Mëngjesi: Një sallatë me karota dhe limon si dhe kafe pa sheqer ose qumësht.

Dreka: 250 gr peshk i gatuar në avull e shoqëruar me domate.

Darka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime.

 

Dita e Gjashtë

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

Dreka: Gjysmë pule e pjekur në zgarë.

Darka: Dy vezë të ziera të shoqëruara me karota.

 

Dita e Shtatë

Mëngjesi: Çaj me limon pa sheqer ose qumësht.

Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe fruta të ndryshme.

Darka: Zgjidhni sipas dëshirës një menu të darkës të gjashtë ditëve më parë.

Dieta e shtatë ditëve përsëritet edhe për shtatë ditët e tjera të mbetura. Pasi dieta është ndjekur në mënyrë rigoroze, rekomandohet që në mbarim të saj të konsumohen ushqime pa kufizime në llojshmëri, por të pasura kryesisht me perime dhe fruta të stinës.

 

/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: