Florida, aligatori i uritur kalon në fushën e golfit (Video)

Florida, aligatori i uritur kalon në fushën e golfit (Video)
Sërish kafshë të rrezikshme në një fushë golfi: një aligator, me një peshk jo të vogël në gojë, ka kaluar “qetësisht” rrugën në “Seven Springs Golf Club” në Trinity (Florida), për t’u zhdukur pastaj mes pyjeve.

Mund të kishte kaluar pa u vënë re dhe para së gjithash të mos përfundonte në internet? Sigurisht që jo: videoja është regjistruar nga Norma Respess, e cila me vëllanë ishte duke luajtur golf dhe pavarësisht frikës, arriti ta dokumentojë skenën.

Në Florida nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar: në mes të shkurtit, një person ka treguar se kishte shpëtuar nga një aligator për mrekulli. /e.a/afp.al/

https://www.youtube.com/watch?v=M0njjPUBcBQ

Shpërndajeni me miqtë tuaj: