Florida, feston 90-vjetorin me ushtrime në palestër (Video)

Florida, feston 90-vjetorin me ushtrime në palestër (Video)
Vern, është një i moshuar në Florida që çdo javë shkon në palestër të martën, të enjten dhe të dielën, pasdite, edhe pse është 90 vjeç.

Në të vërtetë, pavarësisht nga mosha, famën e tij si një sportist të palodhur tashmë e njohin të gjithë. Në ditën e tij speciale ai ka shkuar në “Anytime Fitness Gym” të Haines City, në Florida, ku ka bërë pompa në hekura 24 herë.

Një nismë aspak e lehtë, duke konsideruar moshën dhe në veçanti një incident që pësoi një vit më parë, teksa theu bërrylat.

“Për të gjithë ata që pyesin si ka mundësi që theu bërrylat, ai ishte në telashe me një djalë më ‘të madh’ se vetja, i cili e goditi duke e rrëzuar në tokë dhe thyer bërrylat në trotuar”, – ka thënë djali i Vern.

“Babai është impresionues”, – ka deklaruar me krenari i biri, i cili xhiroi videon. /e.a/afp.al

https://www.youtube.com/watch?v=Iw9xBezP8NE

Shpërndajeni me miqtë tuaj: