“Guri i Kamjes”, një destinacion për tu vizituar

“Guri i Kamjes”, një destinacion për tu vizituar
“Guri i Kamjes”, një monument i natyrës ndodhet pranë fshatit Dardhë të rrethit të Pogradecit, në afërsi të Qafës së Lipovës, 1461 m mbi nivelin e detit.

Është i gjatë rreth 100 m, i gjerë rreth 80 m dhe i lartë rreth 70 m.

Forma e tij lidhet me rezistencën më të madhe të konglomerateve që e përbëjnë, në krahasim me argjilat që ndërtojnë territorin përreth tij.

Ka vlera shkencore  gjeo-morfologjike e gjeologjike, por edhe kulturore, turistike dhe didaktike me rëndësi lokale.

Mbi këtë formë relievi veprojnë proçeset e erozionit dhe era, që kanë gdhendur në mikro forma të çuditshme.

”Guri i Kamjes”  vlen si destinacion i mirë për tu vizituar, si pjesë e  turizmit të natyrës .

/e.g/afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: