Horoskopi i muajit mars

Horoskopi i muajit mars
(nga astrologu italian Branko)

Dashi (21/3 – 20/4)

Afërdita është gjithmonë me ju dhe nuk ju lë asnjëherë vetëm. Shoqëruar nga Marsi dhe Saturni, bën t’ju lindë pasioni me njerëz tepër të ndryshëm nga ju. Nga data 1 mars, hyn në Dem dhe do të bëheni të nxehtë e të padurueshëm. Përpiquni të vetkontrolloheni, sepse Dielli është në pozicion të kundërt me Jupiterin, situatë që nuk ndodhte prej 12 vitesh.

 

Demi (21/4 – 20/5)

Të gjithë planetët janë në anën tuaj. Do të jetoni një situatë të jashtëzakonshme, si ajo e janarit. Dielli është pozitiv me Mërkurin dhe duhet të merrni disa vendime që kanë të bëjnë me të ardhmen profesionale, mos u nxitoni dhe mbani nën kontroll pasionin tipik të marsit. Gjendje e shkëlqyer fizike, do të jeni tërheqës.

 

Binjakët (21/5 – 21/6)

Është muaji i shenjës së Peshqve, një shenjë pak e përshtatshme me ju. Afërdita është fantastike edhe pse Marsi nga data 10, tranziton në Dem. Vetëm në fund të muajit, dashuria do t;u buzëqeshë përsëri. Mos lejoni të kushtëzoheni nga kjo. Mbani sytë hapur, nuk mund t’i besoni gjithkujt. Forma fizike jo shumë e mirë.

 

Gaforrja (22/6 – 22/7)

Dy javët e para të muajit, do të kenë rrjedhë pozitive nga ana e punës dhe biznesit. Me Mërkurin në Peshk, jeni gati të përballoni të gjitha betejat e pranverës në dashuri, në profesion dhe në shëndet. Afërdita ju ngacmon duke ju propozuar takime intriguese të fshehta, por mos u investoni shumë.

 

Luani (23/7 – 23/7)

Afërdita e pasionuar dhe Jupiteri me fat, yjet janë pozitivë por kujdes, tranziti i Marsit në Dem, ua prish planet. Situata sentimentale është e paqartë, përpiquni të jeni të qetë, sepse muajin tjetër gjërat do të shkojnë më mirë. Po të ndjeni shqetësime të pazakonta, shkoni tek mjeku.

 

Virgjëresha (24/8 – 22/9)

Më në fund, Mërkuri lë Peshqit për të tranzituar në Dash dhe kjo është pranvera juaj. Nuk duhet të shqetësoheni për biznesin. Plutoni ju dhuron shumë raste për të filluar biznese të reja, që mund t’i përballoni lehtësisht, sepse jeni tepër energjikë.

 

Peshorja (23/9 – 22/10)

Yjet janë në zjarr, Afërdita dhe Marsi kanë ndikuar në Dash dhe nuk e përballoni dot presionin. Të gjithë kanë diçka për tu kritikuar. Tensione me partnerin, jeni të dashur me vlerë, por duhet të mbani të ndezur dialogun e mos u bllokoni nga turpi. Falë Jupiterit, hapen projekte të reja.

 

Akrepi (23/10 – 22/11)

Ngrohtësia e zjarrit ju pëlqen kur afrohen me planetet e ujit, Dielli, Mërkuri dhe peshqit ju sigurojnë krijimtari dhe djallëzi, aftësi natyrore që do të theksohen nga tranziti i shkurtër, i cili duhet shfrytëzuar maksimalisht. Forma fizike, jo në maksimum.

 

Shigjetari (23/11 – 21/12)

Është muaji i Peshqve, - shenjë pak e përshtatshme me ju, - ndaj nuk do të shkojë çdo gjë sipas planeve, do të paraqiten përsëri problemet e fillimvitit dhe do të keni keqkuptime mes prindërve dhe fëmijëve. Vetëm më 20 mars, me ardhjen e ekuinoksit të pranverës, zemra do të rrahë përsëri e lumtur.

 

Bricjapi (22/12 – 20/1)

Pranverë zjarri për bricjapët. Mërkuri dhe Dielli do të ushqejnë flakët e Dashit. Do të keni problem në shtëpi dhe familje, shtrëngoni dhëmbët dhe mos bini pré e provokimeve. Për fat, shëndeti është më i mirë, edhe tërheqja fizike është në rritje.

 

Ujori (21/1 – 19/2)

Qielli nuk është më kaq perfekt për ujorët. Marsi transferohet në Dem, në datën 10, duke prekur familjen dhe shtëpinë, një tranzit i çrregullt, por jo i vështirë si i vitit që shkoi. Afërdita bën jetën afektive me dritë dhe përmirëson edhe formën fizike, kontrolloni metabolizmin.

Peshqit (20/2 – 20/3)

Janë të shumtë stimujt e këtij muaji të ditëlindjes tuaj, nga ana profesionale dhe e dashurisë. Duhet të dini t’i mbroni planet dhe duhet të jeni tepër bindës. Të shfrytëzoni Neptunin që ju dhuron mjaft frymëzim për të cilin keni nevojë. Kush kërkon dashurinë, mund të marrë nismën i pari!

 

 

loading...
loading...