Horoskopi, sot 15 mars 2017

Horoskopi, sot 15 mars 2017
DASHI 21 mars - 20 prill

Do jeni shumë agresivë me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj dite dhe atmosfera në çift nuk do të jetë aspak e ngrohte. Nëse nuk ndryshoni sjellje shumë shpejt do arrini në ndarje. Beqaret duhet të tregohen të sinqertë me personat që  do takojnë sepse me gënjeshtra nuk mund të shkohet askund. Financat kanë për të qënë më të mira nga sa kishit menduar.

DEMI 21 prill - 21 maj

Sot partneri do bëjë çdo gjë qe ju dëshironi dhe marrëdhënia me te ka për te qene e shkëlqyer. Ne çdo moment do përjetoni emocione te forta. Beqaret do realizojnë papritur një takim, por qe mund t'ua ndryshoje jetën me pare nga sa ata mendonin. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë çmenduri sepse mund te mbeteni keq dhe nuk do arrini te përmbyllni as nevojat jetike.

BINJAKET 22 maj - 21 qershor

Dita do fillojë me mosmarrëveshje te vogla ne çift dhe do mbaroje po ne këtë mënyrë. Do keni kokëfortë ne çdo moment dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do ndihen me se miri pranë miqve dhe nuk do kenë asnjë lloj nevoje për dike ne krah. Ne planin financiar do jeni te logjikshëm dhe do e mbani gjithë kohës situatën te stabilizuar. Mund te bëni edhe ndonjë shpenzime me tepër.

GAFORRJA 22 qershor – 22 korrik

Sot do jeni me te disponueshëm ndaj partnerit tuaj dhe do mundoheni qe t'ia plotësoni atij dëshirat e mëdha. Momentet me te këndshme do i kaloni pas mesdite. Për beqaret nuk do kete asgjë te rëndësishme. Do ju duhet ende te presin për ndryshime. Financat do jene tej mase te trazuara prandaj do bëni mire te shmangni çdo lloj shpenzimi te tejskajshëm pa qene teper vone.

LUANI 23 korrik - 22 gusht

Ka rrezik qe sot jete juaj ne çift te jete e mbushur me konflikte te njëpasnjëshme. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah dhe kokëfortësia e madhe do ju çoje ne rruge te gabuar. Beqaret nuk do duan te bëjnë aspak ndryshime ne statusin e tyre. Buxhetin duhet t'ua besoni sa me pare specialisteve te fushës, pasi ne te kundërt situata mund t'iu dale edhe jashtë kontrollit.

VIRGJERESHA 23  gusht - 23 shtator

Dite mjaft pasionante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete e mire dhe nuk do qëndroni asnjë çast pa përgatitur surpriza. Beqaret do kenë njohje te reja, por kurrë nuk e kishin menduar se jeta do ju ndryshonte ne mënyrë kaq te shpejte. Buxheti do jete i trazuar. Do keni probleme te njëpasnjëshme ne çdo moment.

PESHORJA 24 shtator - 23 tetor

Sot duhet te mendoni diçka ndryshe nga zakonisht ju te dashuruarit ne mënyrë qe te mos e lini rutinën ta pushtoje jetën ne çift. Beqaret do kenë takime serioze qe ne orët e para te mëngjesit dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Gjendja e financave do ketë goxha përmirësime për shkak te një lotarie qe do fitoni, por edhe për shkak te ndihmës se familjareve.

AKREPI 24 tetor - 22 nëntor

Dite monotone do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente madje do ndiheni keq dhe do kërkoni çdo mënyrë për te bere ndonjë ndryshim. Beqaret duhet te jene mjaft te kujdesshëm pasi jo te gjithë ata qe do i joshin do jene te sinqerte. Ne planin financiar gjendja ka për te mbetur e qëndrueshme. Mund te bëni edhe ndonjë investim.

SHIGJETARI 23 nëntor - 21 dhjetor

Çështjet se zemrës kane për te ecur mire sot. Ata qe janë ne një lidhje do përjetojnë emocione dhe kënaqësi ne çdo moment, ndërkohë qe beqaret do takojnë persona fantastike me te cilat shume shpejt do fillojnë lidhje te qëndrueshme. Gjithçka do ndryshoje për ta brenda pak kohesh. Gjendja financiare do jete e mire, por gjithsesi mire është te mos shpenzoni kuturu.

BRICJAPI 22 dhjetor - 20 janar

Dite e jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do kujdeset t'ua plotësojë një e nga një te gjitha dëshirat dhe do përjetoni vërtet ndjesi fantastike. Beqaret nuk duhet te presin lidhje serioze. Sot do jete dita e aventurave te shkurtra, por emocionuese. Ne planin financiar gjendja do jete e mire, kështu qe përfitoni për te bere edhe ndonjë investim.

UJORI 21 janar - 19 shkurt

Do jeni në humor shumë të mirë sot ju të dashuruarit dhe do bëni gjithçka që marrëdhënia me partnerin të përmirësohet sa më shumë. Beqaret do jenë joshës pafund dhe do tërheqin pas vetes cilindo që do pëlqejnë. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar në jetën e tyre. Buxhetin nuk do e menaxhoni me maturi dhe ka rrezik që shumë shpejt te fillojnë problemet.

PESHQIT 20 shkurt - 20 mars

Te dashuruarit do kenë një ditë të veçantë dhe të mbushur me emocione. Yjet do kujdesen për çdo gjë në çdo moment. Për beqaret do ketë dashuri me shikim të parë në momentin që nuk e presin. As vete nuk e kishin imagjinuar se jeta mund t'iu ndryshonte aq shpejt. Buxheti do vazhdojë të mbetet delikat, prandaj mire do jetë që çdo shpenzim ta kryeni te mirëmenduar.

E.G/Afp.al

loading...
loading...