Kabineti “Rama”, si ka ndryshuar gjatë këtyre viteve qeverisje

Kabineti “Rama”, si ka ndryshuar gjatë këtyre viteve qeverisje
Kabineti qeveritar i së majtës, me në krye kryeministrin Edi Rama, nisi drejtimin ekzekutiv të vendit në muajin shtator të vitit 2013, pas zgjedhjeve të përgjithshme që u shoqëruan me rotacion politik.

Dhe dorëheqja e sotme e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka qenë vetëm njëra prej disa lëvizjeve që e kanë shoqëruar atë gjatë këtyre tre vjet e gjysmë qeverisjeje.

Kështu, vetëm para pak javësh, u shënua shkarkimi i Ylli Manjanit nga posti i Ministrit të Drejtësisë dhe zëvendësimi i tij me Petrit Vasilin.

Kurse në vjeshtën e fundit, ishte ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ai që dha dorëheqjen, teksa u pasua nha një tjetër ministër i LSI-së, Sokol Dervishaj.

Po vjet, saktësisht më 16 shkurt 2016, kujtojmë se kryeministri Edi Rama e zëvendësoi ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani me ministrin aktual, Arben Ahmetaj, i cili mbante postin e ministrit të Ekoomisë, duke kaluar në këtë të fundit, Milva Ekonomin, e cila deri atëherë mbante numrin dy të ministrisë së Shëndetësisë.

Para këtij ndryshimi, ishte ai që u shënua nga dorëheqja më 9 nëntor 2015 e ish-ministrit të Drejtësisë së LSI-së, Nasip Naço, pasuar nga emërimi i Ylli Manjanit në vend të tij.

Dhe më herët se kaq, në prill 2015, ish-ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, iku nga kjo detyrë, për t’u pasuar nga ministri aktual Blendi Klosi për shkak të zgjedhjes së tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

Dhe para tij, më 1 gusht 2014, Ilirjan Celibashi dha dorëheqjen si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, teksa në vend të tij u emërua Ermonela Felaj.

/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: