Kur demi të godet me brirë në vend të “ligë” (Video)

Kur demi të godet me brirë në vend të “ligë” (Video)
Matadori dhe demi, një binom i pandashëm në terrenin me dhe të kuq, ku përveç spektaklit që dhurojnë, mbizotëron edhe frika.

Në aktivitete të tilla, gjithnjë ka pasur ankth mes spektatorëve, por edhe viktima. Matadori Antonio Romero, po përpiqej të luante dhe të lodhte kafshën në një manovër që shkoi keq dhe pasi mori një goditje në krah, ai e humbi ekuilibrin dhe ra në tokë.

Demi iu sul përpara dhe e goditi me brirë, ku njëri prej brirëve përfundoi në rektumin e matadorit, duke i shkaktuar atij një çarje të thellë prej 27  centimetrash.

Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e kolegëve bëri që Romero të shpëtonte gjallë pavarësisht plagosjes së sikletshme që nuk do ta harrojë kurrë. /e.a/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: