Kur penalizohet maturanti gjatë procesit të provimeve

Kur penalizohet maturanti gjatë procesit të provimeve
Rregullorja e maturës shtetërore ka parashikuar edhe një sërë sanksionesh për maturantët të cilët nuk e zbatojnë atë. Kështu, kur maturanti përjashtohet nga provimi kur: Ndryshon vendin që i është caktuar. Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë e tjerë. Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testi. Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimi. Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit. Maturantit nuk i njihet rezultati: a) Nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuara ose përdor më shume se sa një ngjyrë në plotësimin e testi. b)Nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin). c) Nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal. d) Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga organi kompetent vlerësues.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: