Kush tradhton, keq e pëson! (Video)

Kush tradhton, keq e pëson! (Video)
Kush tradhton, keq e pëson! Pamjet e një gruaje të xhindosur që sulmon bashkëshortin bashkë me të dashurën e tij teksa po pinte kafe ka bërë xhiron e botës brenda pak orëve.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Rio Verde të Goias në Brazil.

Në pamje dallohet burri që ndodhet i ulur në shoqërinë e dy femrave, njëra prej së cilave mesa duket ka qenë e dashura e tij.

Papritur shfaqet një tjetër grua, e cila besohet se është bashkëshortja e burrit në tavolinë. Ajo fillimisht godet burrin e më pas përleshet me gruan që ai kishte në krahë. Është dashur ndërhyrja e personave të tjerë në lokal që sherri të mos merret përmasa më drastike. /e.a/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: