Më të sigurt në vendin e punës, forcohen rregullat

Më të sigurt në vendin e punës, forcohen rregullat
Të nisesh për në punë, por të mos e dish nëse mund të kthehesh shëndoshë e mirë prej saj. Ky është fati i keq që kanë patur jo pak persona, pikërisht për shkak të mungesës së kushteve të duhura në një vend pune. E pikërisht për të rregulluar këto efekte negative, ekspertët kanë ndërmarrë edhe një nismë ligjore të posaçme për të realizuar disa ndryshime në ligjin ekzistues për inspektimin në punë. Konkretisht sipas tij, parashikohet që nëse një subjekt privat ka ndërmend të aplikojë teknologji të re, apo edhe pajisje të reja, ai duhet të njoftojë patjetër autoritetet përkatëse lidhur me to, në mënyrë që të mos rrezikojë aspak shëndetin e punonjësve të tij.

“Punëdhënësi duhet të marrë leje nga Inspektorati i Punës para vënies në punë të ndërmarrjes apo të një pjese të saj si dhe për çdo ndryshim teknologjie prodhimi, për mënyrën e organizimit të punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, përcaktohet saktësisht në nenin 22 të ligjit në fjalë, për ta detyruar kështu çdo biznes privat para përgjegjësisë që ka për sigurinë e punonjësve të vet në rastin kur ndryshon sistemin teknologjik të punës. Për të shtuar më tej edhe nocionin e “masave urgjente” nëse nuk do të mund të realizohen të gjitha kushtet e nevojshme për sigurinë në punë si të tillë.

Konkretisht, sipas ndryshimeve të reja ligjore, këto të fundit parashikohen të aplikohen në rastin “në rast se vazhdimi i aktivitetit përbën rrezikshmëri të menjëhershme, të rëndë, të paevitueshme për sigurinë e shëndetin e punëmarrësve dhe është i nevojshëm evakuimi i tyre nga vendi i punës”. Sikundër edhe në rastin e konstatimit të punësimit informal të punonjësve, gjë e cila nuk ishte parashikuar në ligjin e mëparshëm në një masë të tullë të detyrueshme dhe të konsideruar si “urgjente”.

Udhëzimi/ Siguria, bankomate në

pikat e karburantit dhe jo “cash”

Në pikat e karburanteve ku tregtohet naftë, benzinë dhe gaz i lëngshëm do të shmangen pagesat që kryhen “cash”. Ky është thelbi i një udhëzimi të posaçëm, kaluar Kuvendit, i cili ka të bëjë pikërisht me shtimin e nivelit të sigurisë dhe llojin e masave që duhet të marrin subjektet në varësi të aktivitetit apo vlerësimit të rrezikut. “Subjektet që tregtojnë me pakicë karburante, gaz të lëngshëm, që ushtrojnë aktivitet nga ora 23:00 deri 06:00, duhet që të marrin dhe masën shtesë të instalimit të bankomatëve duke shmangur përdorimin në cash të lekut”, citon saktësisht ai. Duke vijuar më tej edhe me listimin e një sërë masave në kuadrin e shtimit të sigurisë gjatë ushtrimit të aktiviteteve të këtij lloji. Të tilla si për shembull instalimi i detyruar i kamerave të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server deri në dy muaj. Madje edhe detyrimi për instalimin e kamerave për leximin automatik të targave të automjeteve në hyrje/dalje të objektit dhe që ruajnë të dhënat deri në dy muaj. Pa përjashtuar këtu as kontraktimin e shërbimit privat të sigurisë fizike për ruajtjen e objektit, si edhe hartimin e një skeme të ruajtjes së tij. Në tërësi, për të gjitha aktivitetet të cilat ushtrojnë aktivitet nga ora 23:00 deri 06:00, udhëzimi i lartpërmendur i detyron që të marrin masat e instalimit të kamerave me rezolucion të lartë etj. Por në të njjëjtën kohë edhe për institucionet arsimore publike/private, të gjithë niveleve, Pa përjashtuar këtu as ambiente të tilla si stadiumet, pallatet e sportit, kinematë, teatrot, salla koncertesh etj. Që të gjitha edhe nën kushtin e ruajtjes nga shoqëri private të sigurisë fizike.

Nëpër institucione,

të instaluar edhe

lexues karte identiteti

 

Në kuadrin e masave të udhëzuara për forcimin e sigurisë si të tillë, në udhëzimin përkatës parashikohet gjithashtu që në institucione të instalohen edhe lexues të kartave të identitetit të personave që hyjnë në to. “Institucionet qendrore shtetërore, përjashtuar ato që ruajtja dhe sigurimi i tyre bëhet nga Garda Republikës, Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve dhe ajo bashkiake, instalojnë në hyrje të objektit lexues karte identiteti”, citohet në këtë udhëzim. Një masë e supozuar ekstra kjo, pas atyre të instalimit të kamerave apo edhe kontraktimin e shoqërive private të sigurisë fizike. Për të kaluar më tej, tek masat e forta të parashikuara për bankat, ku të cilat përveçse instalimit të sistemit të kamerave janë të detyruara që t’i pajisin punonjësit e tyre në hyrje të objektit me dedektor. Sikundër, edhe lidhjen e sinjalit me sallat e komandimit të komisariateve të policisë. “Vendosin në hyrje të bankës sistem kafaze me hyrje të kontrolluar (dyer me hapje me kohë vonesë)”, është një masë tjetër e parashikuar për to. Madje për subjektet e llojit të këmbimit valutor, dhe ato të tregtimit dhe përpunimit të metaleve të çmuara, parashikohet gjithashtu që të vendoset xham antiplumb i cili ndan pjesën ku qëndron punonjësi dhe vlerat monetare nga ambienti ku u shërbehet për klientët. “Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë Fizike, për shoqërim kur transportojnë vlera monetare mbi 1.000.000 lekë”, citon gjithashtu udhëzimi në fjalë, lidhur me një problematikë të tillë të krijuar.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: