Një iguana në fushën e lojës, tenisti bën 'selfie' (Video)

Një iguana në fushën e lojës, tenisti bën 'selfie' (Video)
Ndeshja e raundit të parë për meshkuj në tenis në turneun Masters të Majemit mes çekur Jiri Vesely dhe amerikanit Tommy Haas, është ndërprerë për disa minuta. Shkak është bërë një iguana, që ka hyrë në fushën e lojës. Fillimisht zvarraniku ka qëndruar me tabelën elektronike dhe më pas përshkoi gjithë fushën e lojës, teksa përpiqej t’u shpëtonte kapësve.

Dhe në fund u ngjit në tabelën tjetër elektronike, që ndodhej në këndin tjetër të fushës, ku dhe u kap nga punonjësit e fushës. Çeku Vesely, i pamësuar me të tilla kafshë, pati frikë dhe merrte sqarime nga gjyqtari i takimit, ndërsa rivali i tij Haas, bëri një selfie me kafshën dhe e postoi në “Instagram”. Për kronikë, ndeshja u fitua 2-1 (6-7, 6-3, 7-5) nga Vesely. /e.a/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: