Operatorët turistikë italianë vizitojnë kalanë e Shkodrës

Operatorët turistikë italianë vizitojnë kalanë e Shkodrës
Në kuadrin e iniciativave promovuese të turizmit shqiptar dhe sigurisht në prag të sezonit turistik pranverë-verë 2017, Ministria e Kulturës, përmes një kolazhi me foto, na njeh me vizitën e disa ekspertëve turistikë italianë në kalanë e Shkodrës.

“Kalaja e Shkodrës kishte si vizitor një grup operatorësh dhe agjent turistik italian të agjencisë së njohur Alpitour. Historiku, arkitektura , mirëmbajtja dhe peizazhi që ofron Kalaja e Shkodrës ishin pikat për të cilat dhanë vlerësimin maksimal.

Paçin këmbën e mbarë në këtë prag sezoni turistik 2017!”- ishte dhe urimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës për sezonin turistik që po afron.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: