Parku Kombëtar i Qafë Shtamës, vendi turistik më pranë Tiranës

Parku Kombëtar i Qafë Shtamës, vendi turistik më pranë Tiranës
Zona e mbrojtur ka sipërfaqe prej rreth 20 km2, e shpallur si e tillë prej vitit 1966.

Ajo gjendet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, duke kaluar nëpërmjet komunës së Cullit. Qafa (1'230 m) shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj, dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të.

Burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i ”Nënës Mbretëreshë”, pranë Qafështamës, rreth 1’100 m mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar.

Emrin e ka marrë në vitet 1930-të sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore.

Uji i burimeve të Qafështamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por i pasur me magnez.

Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare, aty sot është ngritur një qendër kuruese për sëmundjet e mushkërive dhe një impiant për ambalazhimin e ujit të pijshëm.

Edhe pse rruga për të shkuar është shumë e vështirë, dhe kërkon mjet të fortë, kjo zonë tërheq shumë vizitorë.

Qeveria shqiptare synon që të zgjerojë këtë zonë të mbrojtur në të ardhmen e afërt, duke përfshirë në të edhe malin e Skënderbeut.

Pyjet, ajri i pastër, ushqimi i freskët dhe tradicional dhe mbi të gjitha uji i pijshëm  i kësaj treve,është i veçantë.

Parku ka filluar të ruhet e të mirëmbahet nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor, i cili nuk është prekur nga keqbërësit e pemët nuk janë dëmtuar dhe këtu, një ndihmë të madhe mësohet se kanë dhënë edhe banorët e zonës, të cilët e ruajnë me fanatizëm parkun e tyre.

Parku Kombëtar i Qafë Shtamës, ndodhet jo larg Tiranës dhe Aeroportit “Nënë Tereza” nga ku vizitorët e huaj që mbërrijnë në vendin tonë  dhe janë kurioz të sodisin natyrën e bukur të vendit, Qafë Shtama është destinacioni më i afër.

Aty do të gjejnë të ndërthurur natyrën me historinë.

/e.g/afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: