Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, një destinacion i rëndësishëm i turizmit malor

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, një destinacion i rëndësishëm i turizmit malor
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është një pikë e rëndësishme e turizmit malor në Shqipëri. Kjo gjë dëshmohet edhe nga rëndësia që po i kushtohet kohëve të fundit këtij parku nga investitorët lokalë e vendorë, por edhe turistët gjithnjë e në rritje, të cilët e frekuentojnë fundjavave.

Parku Kombëtar Shebenik- Jabllanicë, është një vend i thyer me kontraste të forta gjeografike, ku mund të gjesh që nga fushat e blerta, lumenj, shpella deri te lartësitë e maleve me deborë.

Parku ndodhet vetëm 19 km në perëndim të Librazhdit. I mrekullueshëm në çdo stinë të vitit, por i pakrahasueshëm në dimër, ky park ofron një natyrë thuajse të pashkelur me të gjithë hijeshitë e saj.

Parku ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.

Janë dy lumenj dhe disa burime të vogla ujore që rrjedhin përmes zonës së Parkut me një gjatësi prej 22 km, përfshirë në veri lumin e sheb3Qarrishtës që bashkohet me lumin Rrapun dhe në jug lumin e Bushtricës qe bashkohet me lumin Shkumbin. Lumin i Rrapunit bashkohet në dalje të qytetit të Librazhdit me lumin Shkumbin.

Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vogla me bukuri madhështore, të cilat ndodhen në një lartësi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit. Parku përmban ahun, bredhin, pishën dhe specie lisi, si dhe lloje të tilla si shelg dhe bredhin evropian argjendi në shpatet veriore të tij.

Parku Kombëtar i Shebenikut ka mjaft monumente natyrore të shpallura apo jo, që mund të vizitohen nga turistët dhe studiuesit.

Shtëpitë mbi 300 vjeçare të fshatit Llangë, karakteristike të zonës së Dibrës, ndërtuar me mure guri tre apo katërkatëshe. Këto shtëpi kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve e  sidomos të turistëve të huaj.

Kisha e Kosharishtit e ndërtuar në një shpellë në shek. II para erës sonë, duhet të jetë gjithashtu pjesë e guidës nëse doni të vizitoni Parkun Kombëtar të Shebenikut.

Kjo shpellë kishë është e vendosur në një shkëmb në lartesi rreth 70 metra nga niveli i lumit të Qarrishtës ku janë pikturuar Shenjtorja Mari shebenik-647x370dhe dishepujt gjatë një ceremonie. Shumë i rëndësishëm fakti që ngjyrat në këto piktura nuk janë zhdukur dhe qëndrojnë ende të gjalla.

Një veçori tjetër në Shebenik janë edhe liqenet karstike, liqeni i Fushë Studnës, Vlaskën.

Fusha e Dorëzit, Bredhi i Fushë Kuqes, Rrapi i Taksimit, Shkalla e Skënderbeut, Gurra e Ariut e shumë zona të tjera, janë një vlerë e shtuar e turizmit në këtë Park Kombëtar.

/e.g/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: