Peru, gruaja shpëton për mrekulli nga furia e përroit me baltë

Peru, gruaja shpëton për mrekulli nga furia e përroit me baltë
Ia doli me të gjitha forcat e saj të dalë nga ai lum i mallkuar me baltë që e mori me vete për disa metra së bashku me mbeturinat e fermave dhe të kafshëve. Janë të frikshme imazhet e shpëtimit të Evangelina Diaz Chamorro, 32 vjeçe, duke luftuar me tërbimin e natyrës.

“Ajo nuk ka asnjë dëmtim, as hemorragji të brendshme”, - kanë siguruar mjekët, që e kuruan në “Hospital María Auxiliadora”.

Forca e natyrës shkatërroi shtëpinë e gruas, por i kurseu për fat të mirë edhe fëmijët e Evangelina-s, mes 10 dhe 5 vjeç, të cilët ishin në shkollë, kur nisi përmbytja.

32-vjeçarja është gjetur pranë urës Panamerica Sur dhe është tërhequr nga ujërat për të paktën 50 metra. /e.a/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: