Rod Stewart simulon një ekzekutim si ISIS, por kërkon falje (Video)

Rod Stewart simulon një ekzekutim si ISIS, por kërkon falje (Video)
Duhet të ketë qenë dielli i shkretëtirës, ose shpirti i shakaxhiut që mund të ketë ndodhur një gjë e tillë. Fakti është që Rod Stewart, e ka tepruar.

Me pushime në Abu Dhabi, me bashkëshorten e tij, Penny Lancaster, në mes të rërës ka menduar mirë të simulojë një ekzekutim me prerje të kokës në stilin e ISIS-it, gjithçka e filmuar dhe pastaj e postuar në profilin në Instagram të Lancaster. Reagimi i njerëzve ishte i pamëshirshëm dhe këngëtari ka kërkuar menjëherë falje.

Videoja është hequr menjëherë, edhe pse indinjata e ndjekësve, fansave dhe njerëzve, kaloi çdo parashikim.

Rod Stewart ka kërkuar falje dhe ka shpjeguar se është keqkuptuar: me ekzekutimin fals në të vërtetë kërkonte të citonte një serial të njohur televiziv...

“Doja të riinterpretoja Beatles, që kalojnë rrugën në Abbey Road, duke luajtur spontanisht “Games Of Thrones”, ishim thjesht duke u zbavitur në orët para spektaklit. Kërkoj falje thellësisht me ata që janë fyer”. /e.a/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: