Rrezik nga epidemia e fruthit, mjekët: Vaksinoni fëmijët

Rrezik nga epidemia e fruthit, mjekët: Vaksinoni fëmijët
Epidemia e fruthit ka përfshirë Austrinë, Gjermaninë, Belgjikën ka mbërritur edhe ne shtetin fqinj në Itali, ndërsa në Rumani 17 fëmijë kanë humbur jetën. Të ndodhur përballë këtyre fakteve, ekspertët shqiptarë pohojnë se edhe vendi ynë rrezikohet nga epidemia e fruthit që ka shpërthyer në vende të ndryshme të Evropës. Shkak i rikthimit të kësaj sëmundje është mosbërja e vaksinës tek fëmijët e moshës 1 vjeç, pas teorive të ngritura se ajo shkakton autizëm. Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik, rreth 1 mijë fëmijë në vendin tonë të moshës mbi 1 vjeç, nuk e kanë bërë vaksinën e fruthit. Ky është grupi i parë më i rrezikuar nga kjo sëmundje vdekjeprurëse, prej të cilës mund të preken edhe të tjerë. Specialistet e Shëndetit Publik sqarojnë se një i prekur me fruth, mund te infektoje 12 persona te tjerë. Autoritete shëndetësore urdhërojnë prindërit te vaksinojnë fëmijët, ndërsa shkollat publike dhe private mos pranojnë nxënës te pavaksinuar. Sipas kalendarit, vaksina e fruthit behet dy here ne jete, ne moshën 1 dhe 5-vjeçare. Te gjithë ata qe nuk e kane bere ose kane marre vetëm një doze, t’i drejtohen qendrave shëndetësore për te kryer injeksionin

Shpërndajeni me miqtë tuaj: