Shembet mbikalimi në Atlanta, zona përfshihet nga flakët (Video)

Shembet mbikalimi në Atlanta, zona përfshihet nga flakët (Video)
Një zjarr masiv ka shkaktuar shembjen e një mbikalimi në Atlanta, një nga më të ngarkuarit në Amerikë, duke bllokuar trafikun pikërisht në kohën e pikut dhe duke krijuar atë që autoritetet e quajtën “krizë të transportit”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, zjarri i madh është raportuar në 18:00 të pasdites.

Mbikalimi lidhet me një arterie të rëndësishme, duke detyruar autoritetet që të mbyllin rrugën dhe të detyrojnë drejtuesit e mjeteve që të kthehen mbrapa.

Pastaj, rreth orës 19:00, ura u rrëzua, duke shkaktuar gjithashtu tym të zi lart në ajër, ku ishte i dukshëm për milje përreth Atlantas.

Autoritetet kanë arritur të bllokojnë trafikun, ndërkohë rapotohet se nuk ka ndonjë të lënduar. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: