Shpella e Pëllumbasit, destinacioni që nuk duhet humbur

Shpella e Pëllumbasit, destinacioni që nuk duhet humbur
“Shpella e Zezë” ose siç quhet ndryshe Shpella e Pëllumbasit, ndodhet rreth 25 km në drejtimin verilindor të qytetit të Tiranës në afërsi të fshatit Pëllumbas, pikërisht në krahun e majtë të lumit Erzen.

 

Është një shpellë karstike që të befason me stalaktitet dhe stalagmitet brenda saj, si dhe me bukurinë karakteristike. Ne të gjithë Europen janë vetëm 5 shpella të tilla.

Gjatësia e saj është 360m, lartësia 5 – 45m. Në shpellën e zezë janë gjetur skelete, të cilat sipas studiuesve i përkasin arinjve të shpellave që kanë jetuar nga 10.000 – 400.000 vjet më parë. Është nën administrimin e njësis administrative Bërzhitë. Është shpallur monument natyre.

 

Shpella e Zezë e Pëllumbasit është një ndër gjashtë shpellat më unikale në Europë. Flitet se është e 10 mijë vjetëve më parë, por s’dihet prej sa kohe është zbuluar, veç faktit se studiuesit e fushës speleologjike e kanë zbuluar tepër vonë këtë mrekulli natyrore shqiptare.

Vetëm 20 vite më parë janë kryer studime rreth saj, duke përcaktuar disa periudha të zhvillimit njerëzor që nga neoliti, e bronzit dhe e hekurit. Nga gjetjet arkeologjike me interes janë zbulimet e disa enëve, kocka të kafshëve e sidomos të arinjve të shpellave.

 

 

Shpella e Zezë e Pëllumbasit, kjo mrekulli natyrore ndodhet në lartësitë shkëmbore të malit të Pashkasheshit.

/e.g/afp.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: